Bota

Arrestohet polici që vrau 46-vjeçarin! Minnesota në flakë: Trump kërcënon se do të hapë zjarr

Shkruar nga Anabel

29 Maj 2020

Arrestohet polici që vrau 46-vjeçarin! Minnesota në flakë:

Polici që shkaktoi vdekjen e George Floyd u arrestua nga policia në Minneapolis dhe akuzohet për vrasje të shkallës së tretë dhe vrasje pa paramendim. Nëse shpallet fajtor, Derek Michael Chauvin mund të dënohet rreth 25 vite burg për akuzën e parë dhe 10 vite për të dytën.

Arrestohet polici që vrau 46-vjeçarin! Minnesota në flakë:

Ndërkohë protestat e dhunshme në vend vazhdojnë ende. Protestuesit, që më parë plaçkitën dhe dëmtuan dyqane rrugëve, i kanë vënë flakën vendeve të ndryshme në qytet. Presidenti Trump, përmes një postimi në Twitter, tha se “këta rrugaçë po fyejnë memorien e George Floyd dhe s’mund ta lejoj”. Ai kërcënoi se do të vendosë ushtrinë në ndihmë të guvernatorit Tim Walz dhe nëse nuk vendohet kontroll, do të hapet zjarr.

Arrestohet polici që vrau 46-vjeçarin! Minnesota në flakë:

Arrestohet polici që vrau 46-vjeçarin! Minnesota në flakë:

Sipas raportit të policisë, Chauvin i vështirësoi frymëmarrjen Floyd duke i vendosur gjurin për 8 minuta dhe 46 sekonda në total, ndërkohë që gjatë 2 minutave dhe 53 sekondave të fundit, Floyd nuk reagonte.

Burimi: CNN, Politico