Instagramming

Olta Gixhari flet për historinë e dashurisë, shtatzëninë dhe planet e dasmës

Shkruar nga Anabel

31 Maj 2020

Olta Gixhari flet për historinë e dashurisë,

Olta Gixhari, si rrallëherë, vendosë të ndajë detaje nga jeta e saj private, tani që është në pritje të ëmbël. Gjatë një interviste për Revistën Story, Gixhari tregon si u njoh me partnerin, planet për një dasmë dhe shtatzëninë surprizë!

“Nuk besoja kurrë te këto lidhjet në distancë, prandaj unë ika e erdha shumë herë, por dikush nga ne duhet të këmbëngulte dhe ai këmbënguli më shumë. Nuk rrimë dot të martuar në distancë!"

Aktorja, e cila prej muajsh jeton me partnerin në Spanjë, tregon se për herë të parë është njohur me të për Krishtlindje, dhe pas shumë udhëtimesh mes vendeve përkatëse, nisi romanca që përfundoi në martesë!

"Nëse ndonjëherë do të bëj dasmë, do të jetë buzë detit. Përsa i përket shtatzënisë, ishte e planifikuar. Madje unë e di edhe kur është zënë, falëminderit Zotit që erdhi në mënyrë të menjëhershme dhe pas probleme."

Olta Gixhari flet për historinë e dashurisë,

Sa muajshe është, vendosi ta mbajë ende sekret duke thënë se do ta zbuloj pak kohë më vonë, por planet për lindjen e bebushit janë të qarta.

“Si fillim bebin do e bëj këtu, gjë që e kisha planifikuar që para karantinës. Pastaj do kthehem. Nuk e përjetova aq keq karantinën sa e prisja se dhe shtatzania më dha përtaci, pata nerva të rrija më shumë në divan, se unë jam natyrë që më kap ankthi kur ikën koha kot por këtë periudhë kam qenë shumë e qetë, dal shëtitje në breg të detit tani që është hapur, shohim filma, vijmë në fshat takohemi me të afërm e miq."- përfundon ajo.