Shqipëria

Dëshmia tronditëse e 65-vjeçarit për të miturën: 'Vetëm e kam prekur pasi më afrohej vetë'

Shkruar nga Anabel

31 Maj 2020

Dëshmia tronditëse e 65-vjeçarit për të miturën:
Foto ilustruese

Ngjarja e rëndë e ndodhur në Tiranë, ku një 15-vjeçare u abuzua seksualisht nga një 65-vjeçar dhe më pas nga 3 të rinj, ka marrë përmasa edhe më tronditëse. 

Sipas Abc News e mitura gjatë dëshmisë së saj, është shprehur se 65-vjeçari e ka ngacmuar që kur ishte ne shkollë dhe punonte si roje godine. 15-vjeçarja tha gjithashtu se ajo nuk ishte viktima e vetme e ngacmimeve të tij, pasi këtë e bënte dhe me vajza të tjera të shkollës.

Ndërkohë që policia po heton në lidhje me histori të tjera abuzimi prej tij, 65-vjeçari ka mohuar ta ketë përdhunuar adoleshenten, duke dhënë një dëshmi edhe më tronditëse.

"Vetëm e kam prekur në vende intime, pasi ajo më afrohej vetë."- është shprehur ai.

Ngjarja thuhet se ka ndodhur në shtëpinë e vëllait të të moshuarit. Ky i fundit ndodhej jashtë vendit dhe çelësat e shtëpisë i mbante 65-vjeçari.

Policia bën me dije se i moshuari, 65 vjeç, ka përdhunuar të miturën dhe pasi i ka bërë video intime, e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me tre persona të tjerë.

Nën kërcënimin e videos, tre djem, 20, 16 dhe 15 vjeç, kanë përdhunuar 15-vjeçaren. Abuzuesit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i bënin video intime adoleshentes dhe ua dërgonin personave të tjerë.

Burimi: Abc News