Vrasja barbare e George Floyd nxiti protesta masive dhe zemërim kundër racizmit në të gjithë Amerikën. Ish-Zonja e parë e vendit, s'mund të mos reagonte kundrejt një ngjarjeje të tillë përmes një deklarate publike në rrjete sociale.
Sipas Michelle Obama-s, lufta kundër racizmit duhet të nisë me ndryshimin e mendësisë së gjithsecilit nga ne.
"Sot është George, Breonna dhe Ahmaud. Para tyre ishte Eric, Sandra dhe Michael. Kjo histori vazhdon dhe vazhdon...Racizmi është një realitet për të cilin gjatë rritjes na u mësua vetëm të përballeshim me të, por nëse shpresojmë që ta ndonjëherë ta lëmë pas, nuk mund të presim vetëm nga njerëzit me ngjyrë që të përballen me të.
Like so many of you, I’m pained by these recent tragedies. And I’m exhausted by a heartbreak that never seems to stop. Right now it’s George, Breonna, and Ahmaud. Before that it was Eric, Sandra, and Michael. It just goes on, and on, and on. pic.twitter.com/lFWEtTzVT8
— Michelle Obama (@MichelleObama) May 29, 2020
Eshtë në dorën e të gjithëve ne-të bardhëve, njerëzve me ngjyrë- të bëjmë punën më të ndershme dhe ta zhdukim që nga rrënjët këtë realitet. Kjo fillon me vetë-analizim dhe dëgjimin e atyre jetët e të cilëve janë komplet ndryshe nga tonat dhe përfundon me drejtësi, ndjeshmëri dhe empati që duhet manifestuar në jetët tona dhe në rrugët ku kalojmë. Lutem që të gjithë të gjejmë fuqi për këtë rrugëtim ashtu siç lutem për shpirtrat dhe familjet e atyre që u morën prej nesh."- shkruan Obama.
George pak ditë më parë u arrestua nga oficerët e policisë me pretendimit se kishte përdorur një kartëmonedhëshe false 20 dollarëshe. Floyd ishte një njeri me ngjyrë, i paarmatosur, i cili ndërroi jetë pasi një oficer policie në Minneapolis i mbajti frymën duke e shtrënguar në qafë me gju, për më shumë se tetë minuta.
- Vdekja e George Floyd bashkon rivalët legjendarë Nike dhe Adidas
- Dikur punonte bashkë me policin që i mori jetën: Kush ishte George Floyd
- Gruaja e policit që vrau Floyd kërkon divorcin: Ç’thoshte dikur në një intervistë për bashkëshortin
- Arrestohet polici që vrau 46-vjeçarin! Minnesota në flakë: Trump kërcënon se do të hapë zjarr
- Kaos në Minneapolis: Plaçkitje dhe protesta të dhunshme për vdekjen shokuese të 46-vjeçarit