Shkencë

Epokë e re për NASA-n: Përfundon me sukses pjesa më delikate e misionit historik

Shkruar nga Anabel

31 Maj 2020

Epokë e re për NASA-n: Përfundon me sukses pjesa më delikate

SpaceX ka përfunduar me sukses pjesën e parë të fluturimit historik drejt Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar! Mëngjesin e sotëm, rreth orës 10:16 ata kanë njoftuar se anija kozmike është lançuar me sukses në stacionin hapësinor, pak minuta më herët nga ç'ishte planifikuar. 

Një lajm si ky, i bën të gjithë shumë entuziast duke qenë se kjo është një nga fazat më delikate dhe të rrezikshme të misionit.

Pas një prove të dytë, dy astronautë të NASA-s u nisën pasditen e të shtunës drejt Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor, duke shënuar kështu një kapitull të ri për NASA-s pas 9 vitesh pauzë.

Raketa e kompanisë private SpaceX, në pronësi të miliarderit Elon Musk, u lëshua nga Qendra e Hapësirës Kennedy në Florida dhe udhëtimi deri në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës zgjat 19-orë.

10 minuta pas nisjes, faza e parë e raketës Falcon 9 u nda nga pjesa tjetër dhe u ul me sukses në Tokë për t’u përdorur përsëri. Më pas u nda edhe faza e dytë e raketës dhe kapsula e astronautëve vazhdoi udhëtimin drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës.

Për miliarderin Musk, kjo ngjarje shënon një moment historik për raketat me shumë përdorime, të cilat e bëjnë fluturimin drejt hapësirës më të prekshëm dhe më pak të kushtueshëm. Kjo është gjithashtu hera e parë që një mjet hapësinor i zhvilluar në mënyrë private dhe jo nga NASA dërgon amerikanë në orbitë rreth Tokës.

Dy austronautët 53 dhe 49-vjeç do të qëndrojnë për 110 ditë në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar para se të kthehen në Tokë.

Burimi: The Washington Post & BBC