Protestat e dhunshme vijojnë nëpër të gjithë Amerikën për të gjashtën ditë radhazi, si kryengritje për vrasjen e afro-amerikanit George Floyd.
Patrullat e ndalim qarkullimit janë vendosur në pothuajse 40 vende, por njerëzit i kanë injoruar duke u përballur në mënyrë të dhunshme me autoritetet.
Në New York, Chicago, Philadelphia dhe Los Angeles policët janë detyruar të hedhin gaz lotsjellës dhe substanca të tjera për të shpërndarë turmën e zemëruar. Këta të fundit kanë djegur automjetet e forcave policore dhe dyqane që gjendeshin aty rrotull.
Garda Kombëtare-forca ushtarake rezervë e Shteteve të Bashkuara për situata emergjente- thanë ditën e djeshme se 5000 veta nga personeli i tyre janë aktivizuar në 15 shtete dhe në Washington DC, ku turma e tërbuar protestonte para Shtëpisë së Bardhë.
Ish-polici 44-vjeçar që vrau George Floyd, është arrestuar dhe pritet të dalë sot në gjyq. Më 25 maj polici famëkeq, Derek Chauvin mbajti për 8 minuta këmbën në qafën e George duke i bllokuar frymëmarrjen pavarësisht thirrjeve të viktimës për ta shpëtuar.
Burimi: BBC