Shqipëria

Flet djali i 65-vjeçarit që abuzoi me të miturën: 'Kërkoj që drejtësia ta dënojë'

Shkruar nga Anabel

1 Qershor 2020

Flet djali i 65-vjeçarit që abuzoi me të miturën:

Ngjarja e rëndë që tronditi Tiranën pak ditë më parë, duket se rëndonte prej kohësh gjendjen mendore dhe fizike të 15-vjeçares, e cila përballej me një realitet të tmerrshëm pas shantazheve të 65-vjeçarit.

I moshuari, që punonte si roje në shkollën që ndiqte e mitura e ka ngacmuar dhe abuzuar prej një viti dhe shantazhet prej asaj kohe nuk janë ndalur. 

Djali i autorit, është shprehur për Balkan Web se kërkon drejtësi për veprimin e dënueshëm të të atit. 

"E dënoj veprimin e babait. Na ka thënë se nuk ka kryer marrëdhënie me dhunë, por gjithsesi ai është fajtor sepse ajo është e mitur. Unë e kam denoncuar edhe më herët tim atë, për sjelljet e pahijshme. Bashkë jemi konfrontuar edhe fizikisht për këtë çështje dhe unë vetë i kam kërkuar drejtorit të shkollës ta heqë nga puna që para 1 viti. Kërkoj nga drejtësia ta dënoj babin tim."

Vajza, ka qenë në klasën e 8 kur ngacmohej rregullisht nga roja i shkollës Abaz Doku dhe përndjekja ndaj saj pas pushimit nga puna ka vazhduar në lagjjen ku banonte.

Adoleshentes i është dashur të shohë në muret përreth shtëpisë emrin e saj me fjalë fyese, gjë e cila ka ndikuar edhe tek familja e 15-vjeçares. Pas shantazheve të 65-vjeçarit, vajza është dorëzuar dhe ka kryer marrëdhënie me 65-vjeçarin në banesën për të cilën përgjigjej ky i fundit.

Pasi ka filmuar aktin përmes celularit të tij, abuzuesi ia ka dërguar videon djemve të tjerë përreth zonës, të cilët janë shoqëruar gjithashtu nga policia.

Aktualisht, 15-vjeçarja është në gjendje të rënduar psikologjike dhe po trajtohet nën kujdes profesional.