Shqipëria

‘Kemi dështuar! Bëjmë diçka, ose lëmë mandatet’

Shkruar nga Anabel

2 Qershor 2020

‘Kemi dështuar! Bëjmë diçka, ose lëmë
Deputetet e pranishme në mbledhje, me përjashtim të ministres së Arsimit, Besa Shahini

Gjatë një komunikate në mbledhjen e Aleancës së Grave Deputete, deputetja socialiste Vasilika Hysi u shpreh se “kanë dështuar në mbrojtjen e fëmijëve”, nisur nga rasti i fundit i bërë publik mbi abuzimin seksual me një 15-vjeçare.

“Ne kemi dështuar në mbrojtjen e fëmijëve. Ju mund të thoni se jemi shumë mirë, por mua më vjen turp, jemi të dështuar.”

Në vijim, ajo theksoi se duhet “bërë një fushatë në të gjitha shkollat dhe të kërkohet nga fëmijët se kush i ka ngacmuar”.

“Besoj se shifrat do të jenë shumë të larta dhe ne të tëra nuk do të kemi fytyrë jo vetëm të bëjmë kështu mbledhje, por të dalim në rrugë.”

Hysi vendosi theksin te mungesa e reagimit të policisë.

“Si mundet policia komunitare në Babrru nuk shikon parrullat dhe nuk informon?! Në kuadër të kësaj ne si deputete duhet të bëjmë një nismë konkrete, përndryshe le të lëmë mandatet dhe të vijojmë karrierat tona ku mund të bëjmë më shumë dhe mund të kemi zë më shumë.”