Mendja

Camila Cabello flet për çrregullimin mendor: ‘Isha e dëshpëruar për qetësim’

Shkruar nga Anabel

3 Qershor 2020

Camila Cabello flet për çrregullimin mendor: ‘Isha e

Camila Cabello përshkroi për WSJ. Magazine luftën me ankthin dhe përballjen me OCD, e njohur si çrregullimi obsesiv-kompulsiv. Camila u shpreh se çfarë pasqyron në Instagram dhe në platformat e tjera nuk është pasqyrim i realitetit të saj.

Këngëtarja ndau momente nga përballja me ankthin dhe OCD që ia bënë jetën e përditshme “një dhimbje të vështirë”. Ashtu si shumë njerëz që përjetojnë çrregullime mendore, Camila u shpreh se ndihej “e turpëruar” dhe hezitonte t’i tregonte ndokujt për OCD-në.

“Nuk doja që njerëzit që mendonin se isha e fortë dhe e aftë, njerëzit që besuan tek unë, të zbulonin se ndihesha e dobët. Isha e dëshpëruar për qetësim.”

Camila shtoi se “diçka i thoshte se nëse do të tregohej e sinqertë për luftën me shëndetin mendor, njerëzit do të mendonin se diçka nuk shkonte me të”.

Nga ana fizika, OCD i ka shkaktuar probleme me gjumin, dhimbje të vazhdueshme të kokës dhe fytit. “Ndihesha sikur mendoja po luante lojra mizore me mua,” tha ajo. Këngëtarja kërkoi trajtim që përfshin meditimin, terapitë njohëse të sjelljes dhe ushtrime të frymëmarrjes.

OCD është termi i shkurtuar për:

Obsessive – të paturit e një mendimi/ndjenje të vazhdueshme dhe pa shkëputje.
Compulsive – të paturit e një mendimi/ndjenje që duket e pafrenueshme, e papërmbajtshme.
Disorder – Çrregullim

Disa nga “fiksimet” më të përhapura:

1. Të ndjerit përgjegjës kur dikush lëndohet; mendimi se është faji juaj apo ju mund ta kishit parandaluar;
2. Të qenurit i/e fiksuar pas simetrisë, rregullit dhe ritualeve në lidhje me numrat;
3. Të qenurit i/e fiksuar pas pastërtisë, larjes dhe ritualeve të pastrimit;
4. Të ndjerit neveri për mendimet tuaja në lidhje me dhunën, seksin dhe fenë;
5. Të mbledhurit e shumë "rraqeve", për t'i patur ose për t'i bërë koleksion.

Është tepër e vështirë për te jetuar me këto "fiksimet" e mësipërme. Për t'u diagnostikuar me OCD nuk mjafton të keni një apo dy nga ato dhe t'i përjetoni ndonjëherë. Në vetvete ky çrregullim të ndryshon jetesën plotësisht, të merr kohë ku fiksimet mund të zgjasin 11 orë rresht dhe kërkon vëmendje të vazhdueshme.

Për më shumë informacion në lidhje me OCD, klikoni këtë artikull.