Bota

Vdekja e George Floyd: Akuza të reja për vrasësin dhe gjithë policët e përfshirë

Shkruar nga Anabel

4 Qershor 2020

Vdekja e George Floyd: Akuza të reja për vrasësin dhe gjithë

Autoritetet kanë ngritur akuza të reja kundër të gjithë policëve të përfshirë në vrasjen barbare të afro-amerikanit, George Floyd. 

Ndërsa sipas vendimit të gjykatës, mbi Derek Chauvin, oficeri i policisë që mbajti gjurin e tij rreth 8 minuta mbi qafën e Floyd, rëndon akuza e vrasjes së shkallës së dytë. Tre policët e tjerë, fillimisht jo të dënuar janë akuzuar për bashkëpunim në vrasje.

Vdekja e Floyd ka shkaktuar protesta masive prej më shumë se një jave në Amerikë. Njerëzit e revoltuar, kanë protestuar në mënyrë të dhunshme kundër racizmit dhe sjelljes së policisë kundrejt njerëzve më ngjyrë.

Fillimisht, autori u akuzua për vrasje të shkallës së tretë, për t'u rënduar më tej me atë të vrasjes së shkallës së dytë.

Vrasjet e shkallës së parë dhe të dytë, sipas ligjit të Minnesota-s kërkojnë prova që vërtetojnë se i pandehuri kishte qëllime për ta vrarë. Vrasjet e shkallës së para në shumicën e rasteve, janë të lidhura me paramendim nga ana e autorit, ndërsa ato të shkallës së dytë lidhen kryesisht me krime pasioni dhe dënohen deri në 40 vite burg, 15 më shumë se një i dënuar për vrasje të shkallës së tretë.

Burimi:BBC