Pushteti

Pse Twitter dhe Snapchat ‘bllokuan’ llogarinë e presidentit Trump

Shkruar nga Anabel

5 Qershor 2020

Pse Twitter dhe Snapchat ‘bllokuan’ llogarinë e presidentit

Së fundmi, Snapchat iu bashkua Twitter-it për të ndaluar së promovuari llogarinë e presidentit të SHBA, Donald Trump, pas deklaratave publike që mund të nxisin dhunë.

Snapchat deklaroi se llogaria e presidentit do të vazhdojë të qëndrojë e paprekur, por nuk do të promovohet më në “Discover”, ku promovohen llogaritë e personazheve të famshëm.

Vendimi i Snapchat dhe Twitter është pasojë e postimeve agresive të Trump-it. Gjatë javës së kaluar, Twitter-i bllokoi një seri postimet të tij që sillnin keqinformim dhe promovonin dhunën. Ndryshe nga këto platforma, Facebook u shpreh se nuk do të ndërhyjë “në emër të lirisë së fjalës”.

Twitter dhe Snapchat morën masa pasi Trump kërcënoi se do të dërgonte “qen të egër” dhe “armë” për të ndaluar protestat që kanë përfshirë Amerikën pas vrasjes së George Floyd.

“Nuk do të lejojmë zërat që nxisin dhunën racore dhe padrejtësinë duke i promovuar,” tha Rachel Racusen, një përfaqësues i Snapchat.

Burimi: New York Times