Celebrity

Kanye West, fond në ndihmë të vajzës 6-vjeçare të George Floyd

Shkruar nga Anabel

6 Qershor 2020

Kanye West, fond në ndihmë të vajzës 6-vjeçare

Teksa protestat kundër racizmit vijojnë nëpër të gjithë Amerikën, Kanye West ka menduar t'i vijë në ndihmë vajzës së afro-amerikanit të vrarë, George Floyd. West ka hapur një llogari në emër të saj për ti siguruar paratë e shkollimit 6-vjeçares Gianna.

Përpos kësaj, burime për Variety, thonë se vetë reperi ka dhuruar plot 2 milionë dollarë për tre afro amerikanët e paarmatosur të vrarë barbarisht Ahmaud Arbery, Breonna Taylor dhe Floyd.

Përpos ndihmës financiare, Kanye iu bashkua protestuesëve në Chicago. Nga ana tjetër, Kim foli për vdekjen e Floyd përmes një postimi në Instagram.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kim Kardashian West (@kimkardashian) on

"Njësoj si ju, edhe unë jam e inatosur. Jam më shumë se e inatosur. Jam e rraskapitur duke parë nëna, baballarë, motra, vëllezër dhe fëmijë zemërthyer sepse të dashurit e tyre i vrasin patëdrejtë vetëm prej ngjyrës. Edhe pse s'do ta di kurrë dhimbjen dhe vuajtjen që kanë duruar teksa përpiqeshin të shpëtonin në një botë të mbushur me racizëm, e di që do ta përdor gjithnjë zërin tim për të ndihmuar zërat e atyre që janë mbytur që para shumë kohësh."- shkruan ndër të tjera Kardashian.