Alexis Ohanian, bashkëthemelues i Reddit dhe bashkëshorti i Selena Williams, njoftoi të premten se do të tërhiqet nga bordi drejtues i platformës për t’i lënë vendin një njeriu afro-amerikan.
“Unë dhashë dorëheqjen si anëtar i bordit të Reddit dhe i nxita që të vendosnin në vendin tim një person afro-amerikan. Do të përdor fitimet e mia për t’i shërbyer komunitetit afro-amerikan dhe kryesisht për të frenuar urrejtjen me bazë race.”
Në Twitter, Serena Williams tha se “e vlerëson shumë gjestin e bashkëshortit” dhe ndihet krenare për të.
“Të kesh larmishmëri është e rëndësishme për çdo bord. Kaq krenare për ty Alexis. E di që Olympia do të jetë krenare.”
Alexis Ohanian pati një vlerë neto 70 milionë dollarë në vititn 2019, sipas Forbes. Ai dhe Serena u martuan në 2017-n në New Orleans dhe kanë bashkë një vajzë, Alexis Olympia.
Burimi: ELLE