Celebrity

Ylli i ‘Harry Potter’ flet për komentet e J.K Rowling që revoltuan internetin

Shkruar nga Anabel

9 Qershor 2020

Ylli i ‘Harry Potter’ flet për komentet e J.K Rowling që

Aktori Daniel Radcliffe reagoi në lidhje me postimet e shkrimtares së “Harry Potter”, J.K. Rowling, të cilat u cilësuan si transfobike.

Në një ese të postuar në faqen The Trevor Project (via Page Six), Radcliffe shkroi se u ndje i detyruar të fliste pas polemikave pasi karriera e tij e aktrimit nisi nga roli si Harry Potter.

“Gratë transgjinore janë gra,” shkroi ai në ese.

“Çdo deklaratë që fshin identitetin dhe dinjitetin e njerëzve transgjinorë shkon përtej këshillave të shoqatave profesionale të kujdesit shëndetësor që kanë më shumë njohuri në këtë çështje sesa unë dhe Jo,” tha ai, duke iu referuar Rowling me emrin e saj të parë.

Aktori u shpreh se media “do ta transmetojë reagimin si përleshje mes tij dhe Rowling”, por theksoi se nuk është e vërtetë dhe nuk është kjo gjëja e rëndësishme tani.

Ai iu drejtua edhe adhuruesve të “Harry Potter” duke thënë se “i vjen shumë keq për dhimbjen që u është shkaktuar nga komentet”.