Instagramming

Olta Boka në muajin e 9 të shtatzënisë, zbulon gjininë e bebit

Shkruar nga Anabel

15 Qershor 2020

Olta Boka në muajin e 9 të shtatzënisë, zbulon gjininë

Olta Boka, priti plot 9 muaj për ta bërë publik lajmin e pritjes së ëmbël dhe se së shpejti do të bëhet nënë e një vajze! Pak orë më parë, këngëtarja postoi disa foto në llogarinë e saj të Instagram-it, të shkëputura nga festa e baby shoëer-it për të përshkruar gjithë ndjesitë e rrugëtimit të shtatzënisë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ???? ???? (@oltabokaofficial) on

“Prej 9 muajsh, unë shoh vetëm me sy të ngjyruar rozë. Prej 9 muajsh, roza është ngjyra ime e dashurisë së përjetshme!"- shkruan Boka në foton ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur. 

Si rrallëherë, këngëtarja publikoi gjithashtu një foto me partnerin, të cilin ka zgjedhur ta mbajë privat për shumë vite më radhë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ???? ???? (@oltabokaofficial) on

"Ti je pikënisja e kapitullit më të bukur të jetës sime. Sidoqoftë e ardhmja, sot më lejo të të shtrëngoj dorën dhe së bashku t'i japim ngjyra aventurës që kemi nisur. Kështu do ta kemi më të lehtë të themi që historia jonë i përngjan një fotografie, në çastin e shkrepjes të së cilës, buzëqeshëm të lumtur për të mbetur të tillë deri në fund!"

Për herë të parë, zërat për një shtatzëni të mundshme, u bënë publike aty nga fundi i majit, por vetë Olta u kujdes ta ruante sekretin gjer në ditët e fundit të shtatzënisë. Prej shumë vitesh, këngëtarja është në një lidhje me Iv Rrokajn, djalin e një prej ish-deputetëve të LSI-së dhe pedagogut, Shezai Rrokaj.