Showbiz dhe TV

Dafina Zeqiri dhe Sara Hoxha janë pak a shumë shoqe

Shkruar nga Anabel

17 Qershor 2020

Dafina Zeqiri dhe Sara Hoxha janë pak a shumë shoqe

Disa postime jo dhe aq rastësore të Dafinës dhe Lumi B në Instagram zbuluan, ose së paku përforcuan çfarë po flitet nëpër portale, se do të ketë një bashkëpunim mes tyre. Po kështu, thuhet edhe se bashkëpunimit të radhës të Lumit dhe Dafinës do t’i shtohet edhe Ledri Vula.

Më tepër sesa fakti që pritet një këngë hit nga Dafi-Ledri-Lumi, njerëzit u morën më shumë me faktin që Dafina, ish-e dashura e Ledrit, dhe Sara Hoxha, e dashura aktuale e Ledrit që në një të ardhme të afërt pritet të martohet me të, pozuan në shoqërinë e njëra-tjetrës.

Siç mund ta shihni, Sara, Dafina dhe bashkëshortja e Lumi B shfaqen kështu në një foto me mbishkrim “Destiny’s Child” (grupi pop i përbërë nga Beyonce, Kelly Rowland dhe Michelle Williams).

Dafina Zeqiri dhe Sara Hoxha janë pak a shumë shoqe

Në vitin 2011, Dafina dhe Ledri bënë publike lidhjen që aludohej prej kohësh, e cila përfundoi në vitin 2012. Në 1 prill 2020, Ledri prezantoi publikisht Sarën, me të cilën është në një lidhje prej të paktën dy vitesh. Në fillim të majit, prindërit e Ledrit thanë se “me kismet, kemi dasmë”.