Përgjithësisht njerëzit përdorin flamurin e ylberit për të përfaqësuar komunitetin LGBTQ+, por nuk është flamuri i vetëm me të cilin identifikohen anëtarët e këtij komuniteti. Grupe, gjini dhe identitete të ndryshme kanë dalë me flamujt e tyre ndër vite si shenjë ndërgjegjësimi. Ndërsa shumë ngjarje të Pride Month janë anuluar ose po ndodhin praktikisht, ka ende mijëra mënyra për të festuar. Këtu janë 13 flamuj krenarie që mund të shihni në eventin e ardhshëm të Pride Month.
Flamuri Ylber
Ky flamur përdoret për të simbolizuar komunitetin LGBTQ+. Shumë organizata dhe biznese e përdorin këtë flamur si simbol për të treguar se krijimi i tyre është një hapësirë e sigurt për të gjithë komunitetin. CNN raporton se flamuri u krijua nga Gilbert Baker në 1978 pasi u porosit nga Harvey Milk, i pari zyrtar i zgjedhur homoseksual në Kaliforni. Secila ngjyrë e flamurit ka një kuptim specifik dhe flamuri që Baker krijoi kishte dy ngjyra më shumë sesa flamuri modern që kemi sot. Rozë dhe gurkali u përjashtuan në mënyrë që flamuri të ishte më i lehtë për t’u prodhuar në masë. Ngjyrat kanë këto kuptime:
Rozë: Seksi
E kuqja: Jeta
Portokalli: Shërimi
E verdhë: Drita e diellit
E gjelbër: Natyra
Gurkali: Magji
Blu: Harmonia
Vjollcë: Frymë
Flamuri gjithëpërfshirës i Philadelphia's për njerëzit me ngjyrë
Ky flamur u krijua në vitin 2017 për t’i dhënë përfaqësim personave me ngjyrë në komunitetin LGBTQ+ dhe sfidave me të cilat përballen. Një burim i tha Philadelphia Magazine, "Me gjithë aktivizmin e njerëzve me ngjyrë që është punuar për të adresuar racizmin në Gayborhood gjatë vitit të kaluar, unë mendoj se flamuri i ri është një hap i shkëlqyer për qytetin për t'i treguar botës se po punojnë duke u mbështetur plotësisht te të gjithë anëtarët e komunitetit tonë.”
Aktorja dhe regjisorja Lena Waithe bëri shumë koka të ktheheshin kur veshi një pelerinë ku shfaqeshin këto ngjyra në Met Gala 2018.
Flamuri për individët biseksualë
Ky flamur u krijua nga aktivisti Michael Page. Ai dëshironte të krijonte një simbol që biseksualët të ndiheshin të lidhur me të, pasi ndjeu se flamurin i ylberit nuk po e bënte punën. Secila prej ngjyrave simbolizon një lloj tërheqjeje.
Rozë (ose magenta): Tërheqje e të njëjtit seks
Blu (mbretërore): Tërheqja e seksit të kundërt
Vjollcë (livando): Tërheqje për të dy sekset
Flamuri për individët panseksualë
Pink News thotë se është e paqartë se kush e krijoi këtë flamur, por qysh kur filloi të shfaqej në internet në 2010, është bërë një simbol i tërheqjes për të gjithë gjinitë.
Rozë: Tërheqje për gratë
E verdhë: Tërheqje për të gjitha gjinitë e tjera
Blu: Tërheqje për burrat
Flamuri për lesbiket
Flamuri origjinal i lesbikeve kishte një shenjë të kuqe puthjeje në këndin e sipërm të majtë. Ai u prezantua me botën në një blog në vitin 2010, sipas OutRight Action International. Disa njerëz ende e përdorin shenjën e puthjes për të përfaqësuar feminilitetin. Është krijuar nga Natalie McCray me hije të ndryshme të të kuqes dhe rozës. Në një artikull të Medium-it për vitin 2018, McCray u akuzua për ndërfobi, bifobi dhe racizëm ndër të tjera. U propozua flamuri i ri me vija portokalli. Në flamurin e ri, ngjyrat përfaqësojnë si më poshtë:
Portokalli më e errët: Diversitet gjinor
Portokalli i mesme: Pavarësia
Portokalli e lehtë: Komuniteti
E bardha: Marrëdhënie unike me gruan
Rozë e lehtë: Qetësia dhe paqja
Rozë e mesme: Dashuri dhe seks
Rozë e errët: Feminilitet
Në përgjigje të artikullit të Medium-it, McCray postoi në blogun e saj duke mohuar këto pretendime. Ekziston edhe një flamur krenarie që u bë në 1999 nga Sean Campbell. Nuk është aq popullor në komunitet dhe është i diskutueshëm për një numër arsyesh, përfshirë faktin që është krijuar nga një burrë dhe trekëndëshi i zi mund të lidhet me Gjermaninë naziste.
Flamuri për individët aseksualë
Sipas “Asexsual Visibility and Education Network”(AVEN), aseksualiteti përcaktohet nga mungesa e tërheqjes seksuale. "Ata nuk tërhiqen nga njerëzit seksualisht."
Aseksualiteti është gjithashtu një spektër tërheqjeje, ku njerëzit mund të bien në një nëndegë të quajtur "aseksualiteti gri". Njerëzit që identifikohen në këtë mënyrë e quajnë veten "asi gri". Ky spektër përfshin njerëz që ndiejnë tërheqje seksuale rrallë.
Sipas Medium, flamuri u krijua në 2010 për të ndihmuar në krijimin e vetëdijes për komunitetin.
E zeza: Përfaqëson akseksualitetin në tërësi
Gri: Përfaqëson aseksualitetin gri dhe demiseksualitetin. Demiseksualiteti përcaktohet si asnjë tërheqje seksuale nëse nuk ekziston një lidhje e fortë emocionale sipas AVEN.
E bardha: Përfaqëson seksualitetin Vjollcë: Përfaqëson komunitetin
Flamuri për individët interseksualë
Sipas “Planned Parenthood”, interseks është një term ombrellë për ata që trupat nuk përputhen me binarin gjinor të mashkullit dhe femrës. Disa njerëz mund të kenë të dy organet gjenitale.
Ky flamur u krijua në 2013 nga Morgan Carpenter. Në një intervistë me Intersex Peer Support Australia, Carpenter tha: "Unë doja të krijoja një imazh që njerëzit mund të përdorin për të përfaqësuar njerëz interseksualë, pa u ndikuar nga ato që unë mendoj se shpesh janë keqkuptime ose stereotipe." Carpenter zgjodhi këto ngjyra si simbole të komunitetit.
Ari ose e verdha: Frymëzuar nga një histori e treguar nga individi tjetër interseksual Mani Mitchell për të rikthyer termin "hermaphrodite" të përdorur kundër individëve interseksualë.
Rrethi i purpurt: Carpenter është shprehur në një intervistë: "Rrethi ka të bëjë me ne që nuk thyhemi ejmi të plotë", si dhe të drejtën që individët interseksualë të marrin vendime për trupat e tyre.
Flamuri për individët transgjinorë
Ky flamur u krijua nga një grua transgjinore Monica Helms në 1999. Sipas thënies së saj: "Modeli është i tillë që pa marrë parasysh se në cilën kah ju anoni, do të jetë gjithmonë i saktë. Kjo simbolizon ne duke provuar të gjejmë korrektësinë tonë, vetë jetën”.
Blu: Përfaqëson djemtë Rozë: Përfaqëson vajzat E bardha: Përfaqëson njerëzit që janë në tranzicion, nuk kanë gjini ose janë neutrale ndaj gjinisë
Flamuri i genderqueer (nuk janë të sigurt për identitetin e tyre gjinor)
Njerëzit që i përkasin këtij nëngrupimi janë individë që nuk përputhen me idetë e shoqërisë se si duhet të veprojnë ose të shprehen në bazë të gjinisë që u caktuan në lindje. Sipas “Psycology Today”, "Kjo mund të jetë për sa i përket mendimeve, ndjenjave, sjelljeve dhe, më e rëndësishmja, identitetit të tyre gjinor." Flamuri u krijua nga Marilyn Roxie në 2011.
Vjollcë: Përfaqëson androgjenin
E bardha: Përfaqëson identitetin e moshës
E gjelbër: Përfaqëson njerëzit jo binarë
Flamuri i gender-fluid (njerëz që nuk e identifikojnë dot veten si një gjini e caktuar)
Njerëzit që i përkasin këtij nëngrupimi nuk e identifikojnë veten me një gjini, përkundrazi identiteti i tyre gjinor zhvendoset midis burrit, gruas ose diku tjetër brenda spektrit. Sa shpesh ndryshon identiteti i dikujt varet nga individi. Flamuri u krijua nga JJ Poole në 2012 sipas OutRight Action International.
Rozë: Përfaqëson feminilitetin
E bardha: Përfaqëson të gjitha gjinitë
Vjollcë: Përfaqëson edhe maskilinitetin dhe feminilitetin
E zeza: Përfaqëson mungesën e gjinisë
Blu: Përfaqëson maskilinitetin
Në një intervistë me Majestic Mess Designs, Poole tha se ata krijuan flamurin sepse ky nëngrupim nuk kishte një simbol dhe termi "genderqueer" nuk përputhej saktësisht.
Flamuri për individët pa gjini
Sipas fjalorit të Oxford, dikush që është pa gjini nuk identifikohet me asnjë gjini. Ky flamur u krijua në vitin 2014 nga Salem X sipas OutRight Action International.
E zeza dhe e bardha: Përfaqësojnë mungesën e gjinisë
Gri: Gjysmë-gjinia
Gjelbër: Gjinitë jobinare
Flamuri për individët jobinarë
Ashtu si të qenit genderqueer apo gender-fluid, identiteti gjinor i njerëzve jobinarë luhatet. OutRight Action International thotë se ky flamur u krijua në vitin 2014 nga Kye Rowan për njerëzit jobinarë që nuk e ndjenin se flamuri i genderqueer i përfaqëson ata.
E verdhë: Përfaqëson gjinitë që nuk përfshihen nga gjinia jo binare
E bardha: Përfaqëson njerëzit që identifikohen me shumë ose të gjitha gjinitë
Vjollcë: Përfaqëson gjinitë që janë një kombinim i mashkullit dhe femrës
E zezë: Përfaqëson njerëzit që janë pa gjini
Flamuri "Progres"
Ky flamur u krijua në 2018 nga Daniel Quasar në përgjigje të flamurit modern të Philadelphias. Ky flamur kombinon ngjyrat dhe vijat nga versioni i Philadelphias për flamurin e përgjithshëm së bashku me ngjyrat e flamurit të nëngrupimit transgjinor.
Burimi: Seventeen