Maska për fytyrë dhe flokë

Lëkurë si bebe: Ja ç’ju duhet për një maskë në kushte shtëpie

Shkruar nga Anabel

18 Qershor 2020

Lëkurë si bebe: Ja ç’ju duhet për një

Ndonjëherë maskat që bëhen në kushte shtëpie mund të jenë po aq efektive sa ato që blihen. Për maskën e mëposhtme ka pasur vlerësime pozitive nëpër komente, recetën e të cilës e lexoni në vijim.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bottega Zero Waste (@bottegazerowaste) on

 “Mjalti ka veti natyrale anti-inflamatore duke u bërë një kurë e shkëlqyer në kushte shtëpie për lëkurën e thatë, djegiet apo edhe psoriasis,” shprehet dermatologu Joshua Zeichner (via Marie Claire). “Shafrani i Indisë, nga ana tjetër, është një antioksidant and anti-inflamator që është njohur për vetitë e tij pozitive në kurimin e akneve dhe zbardhjen e njollave të errëta në lëkurë."

Për përgatitjen e maskës: Miksoni një gjysmë luge gjelle shafran me një lugë gjelle mjaltë. Aplikojeni masën e krijuar në fytyrën e larë dhe lëreni për 20 minuta. Më pas lajeni fytyrën.

Shafrani mund t’jua errësojë paksa lëkurën për pak orë prandaj nëse ju duhet të dilni sugjerohet të përdorni këtë maskë: Miksoni gjysmë luge gjelle shafran, një lugë gjelle tërshërë, 2 lugë gjelle kos dhe 1 lugë gjelle mjaltë. Hapat e tjerë si më sipër.

Mos prisni rezultate të menjëhershme, por aplikojeni për disa netë me radhë dhe pas një jave mund të shihni përmirësim.

Burimi: Marie Claire