Showbiz dhe TV

Nënë për herë të parë! Jonida Vokshi: ‘Nuk më pushojnë akoma lotët e lumturisë’

Shkruar nga Anabel

18 Qershor 2020

Nënë për herë të parë! Jonida Vokshi: ‘Nuk

Aktori Besnik Krapi zbuloi në mëngjes se ai dhe Jonida u bënë prindër për herë të parë. Pas postimit të tij emocionues, është radha e Jonidës të shkruajë disa fjalë për të voglën.

“Nuk më pushojnë akoma lotët e lumturisë! Totalisht dashuri e një tjetër dimensioni. Një jetë e re, tashmë dedikuar ty e vogla ime. EMI jonë[...]Faleminderit Zot për këtë mrekulli ndjesi me të cilën më bekove.”

Përsa i përket emrit, nëse çiftet e tjerë vështirë të bien dakord dhe kanë nevojë për ndihmë nga jashtë, për Jonidën dhe bashkëshortin, nuk ishte kështu. Mjaftoi të shihnin një film dhe të merreshin vesh me sy. Emri i Emit u vendos kështu:

"Emri i gocës ka ardhur që në fillim, shumë herët, duke parë një film të dy me Besnikun, ku u përmend dhe emri dhe vetëm jemi parë në sy dhe iku ai muhabet.” – u shpreh Jonida pak kohë më parë për Revista Who.