Showbiz dhe TV

Në festival, Olta Boka nuk ishte vetëm në skenë: ‘Nuk luftoja për kupë’

Shkruar nga Anabel

19 Qershor 2020

Në festival, Olta Boka nuk ishte vetëm në skenë: ‘Nuk

Në Festivalin e Këngës në dhjetor, Olta Boka doli në skenë dhe këndoi “Botë për dy” dhe duket sikur edhe skena ka qenë për dy persona. Ashtu siç shprehet edhe vetë në postim, këtë herë nuk konkurronte për kupë sepse triumfi i vërtetë rritej brenda saj.

“Botë për 2. Në dhjetorin që lamë pas, unë për herë të parë në jetën time, nuk ndihesha vetëm në skenë. Asnjë s'e dinte asokohe, por të dija që këndoja në skenë me dhuratën më të bukur që mund të më dërgonte Zoti, më mbushi me emocionin më të madh që mund të kisha përjetuar ndonjëherë. Nuk luftoja për kupë sepse tashmë triumfi rritej brenda meje!”

Më 23 maj Olta Boka bëri me dije se ishte shtatzënë dhe do të bëhej nënë për herë të parë. Pak kohë më pas, në mes të qershorit zbuloi edhe gjininë e bebit.

 
 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ???? ???? (@oltabokaofficial) on