Meqënëse ka pasur shumë lajme shtatzënie këto kohë:
- Çiljeta flet pas zërave të shtatzënisë
- Klea Huta dhe Elgit Doda bëhen prindër për herë të parë: Zbulohet emri i bebit
- Nënë për herë të parë! Jonida Vokshi: ‘Nuk më pushojnë akoma lotët e lumturisë’
- Në festival, Olta Boka nuk ishte vetëm në skenë: ‘Nuk luftoja për kupë’
- Olta Gixhari flet për historinë e dashurisë, shtatzëninë dhe planet e dasmës
- Zbulohet gjinia e bebit të Arbana Osmanit dhe Eduart Grishajt
...ndoshta një festë baby shower do t’ju zërë në befasi dhe ja disa ide për dhuratën që duhet t’i bëni një gruaje shtatzënë:
Kripëra minerale me bazë magnezi – ato do të krijojnë një banjë relaksuese për mamanë e ardhshme gjë që do të përkthehet në humor të mirë.
Një bluzë e gjatë dhe e lirshme (cardigan) – gjithçka për të cilën ka nevojë një nënë e ardhshme është veshje e lirshme dhe e rehatshme.
Çaj organik – zakonisht gratë shtatzënë mundohen të eliminojnë kafeinën prandaj një pako me çaj organik do të ishte një ide perfekte.
Krem hidratues për strijat – një grua shtatzënë shqetësohet shpesh për mënyrën sesi do të duket trupi i saj pas lindjes prandaj një krem hidratues për të shmangur krijimin e strijave s'është ide e keqe.
Krem për forcimin e flokëve – sa më shumë të kujdeset për veten gjatë kësaj kohe aq më pak do të shqetësohet dhe stresohet duke menduar, prandaj çdo produkt që ka në thelb kujdesin ndaj vetes është i rekomandueshëm.
Burimi: Cosmopolitan