Për mendimin tonë

Njihuni me këta këngëtarë të rinj që do të bëjnë namin në të ardhmen

Shkruar nga Anabel

19 Qershor 2020

Njihuni me këta këngëtarë të rinj që do të

Nën drejtimin e Bojken Lakos, i cili prej vitesh zbulon dhe promovon artistë të rinj dhe të talentuar, ku mjafton të kujtojmë këtu kontributin e tij në “Top Fest” apo “Tirana Art Fest”, Bulza Studio funksionon si një lloj platforme në të cilën artistët e rinj gjejnë një hapësirë për të shfaqur talentin e tyre. Këngëtarët që janë nën menaxhimin e Bulza Entertainment i vumë re rastësisht në Instagram dhe na vodhën vëmendjen me këngët në YouTube.

Në pamundësi për t’i pasur të gjithë në një formë “intervistë”, bëmë një përzgjedhje rastësore. Njihuni me të rinjtë e Bulza Entertainment, emrat e të cilëve do t’i dëgjoni patjetër në të ardhmen. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by The Djems (@thedjems) on

Ata janë një grup Luanësh dhe nuk bëjmë shaka kur e themi këtë sepse The Djems i përkasin shenjës së Luanit. Të dy djemtë janë marrë me muzikë që në moshë të vogël qoftë për pasion si rasti i Jonathan Pilika ose qoftë për shkak se është rritur në një familje muzikantësh - me babain kitarist të grupit Shook, Gazmend Sulo - si rasti i Aiger Sulo. Kënga e tyre pjesëmarrëse në Bulza Entertainment titullohet “Be Mine” dhe djemtë shprehen se e kanë shkruar këngën ndërkohë që po prisnin të bënin provat e zërit para një shfaqjeje live. Madje kjo është gjë e zakonshme për The Djems sepse kështu shkruajnë pothuajse të gjitha këngët e tyre.
Në pamundësi për të pasur të dy anëtarët e The Djems fjalitë e mëposhtme janë plotësuar nga Jonathan Pilika.

Këngatari/ja që më ka frymëzuar të këndoj: Ville Valo. Mbaj mend veten 12-13 vjec, me mikrofon fallco në dorë duke kënduar dhe imituar Ville-n ndërkohë që shikoja performanca live të HIM në YouTube.
Këngëtari/ja që do doja të bashkëpunoja: Kurt Cobain ose Layne Staley dhe Chris Cornell.
Do doja të isha i rritur mjaftueshëm për të… : Në fakt po të mundesha do isha 17 vjeç prapë. Gjërat që dua t’i bëj dhe mundem, i bëj. Gjërat që dua t’i bëj, por nuk mundem, nuk kanë lidhje me moshën.
Kënga e preferuar e momentit: Be Mine – The Djems.
Kur të rritem dua të bëhem: A rockstar nëse nuk u kuptua deri tani.
Për të krijuar tekste/vija muzikore më frymëzojnë: Artistë të tjerë si unë. Ndikohem nga çfarë jam duke dëgjuar në moment. Në mënyrë subkoshiente absorboj elementë nga çdo këngë që dëgjoj dhe pastaj manifestohen në krijime. Ndërsa për tekstet, shumica janë “freestyle”.
Nga Bulza Entertainment pres: Një audiencë më të gjerë, njerëz të rinj që dëgjojnë muzikën tonë dhe normalisht që e pëlqejnë atë. Besoj se e vetmja gjë që na mungon si grup është ekspozimi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by V E R T (@roivertofficiel) on

Aert Radani, jo jo prisni Vert, është djali i cili solli një frymë të re me muzikë të rrymës Trap/HipHop. Ndonëse pasioni i tij për muzikën ka filluar që në vegjëli, teksti i parë që ka shkruar i përket moshes 16-vjeçare. E si mund të titullohej ndryshe përveç se "Sad" kënga e një Peshku? Vert ka treguar se videoja e prezantimit për këngën pjesëmarrëse në Bulza Festival, Sad është xhiruar mbi 20 herë nga të qeshurat sepse sipas tij, Vert është shumë serioz, por kur fillon të qesh nuk di të ndalet.

Këngatari/ja që më ka frymëzuar të këndoj: Xxxtentacion ose Post Malone.
Këngëtari/ja që do doja të bashkëpunoja: Dafina Zeqiri, pse jo edhe Buta.
Kënga e preferuar e momentit: Pascal Junior - Holdin on
Do doja të isha i rritur mjaftueshëm për të… : Për të njohur akoma më shumë veten dhe të jem më i qartë me atë që dua më vonë.
Kur të rritem dua të bëhem: Ai djali që s'e besuan që një ditë do arrinte të bëhej dikushi.
Për të krijuar tekste/vija muzikore më frymëzon: Vetja ime dhe çdo gjë që më ndodh në çdo moment .
Nga Bulza Entertainment pres: Të kemi vazhdimësi edhe pas përfundimit të kësaj eksperience.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ?????????? (@paradoxduo.official) on

Demi me fytyrë ëngjëlli nga grupi Paradox, Anxhela Llaha thotë se është marrë me muzikë që në moshë të vogël, por në mënyrë profesionale ka filluar të merret në vitin 2016. Kënga pjesëmarrëse e Paradox – "Remember Me" është xhiruar në Teatrin Eksperimental, ku ajo nuk e shihte dot qiellin nëse po kalonte ndonjë aeroplan apo jo, në mënyrë që të shprehte një dëshirë.

Këngatari/ja që më ka frymëzuar të këndoj: Në fakt nuk di të përzgjedh një, mendoj se e gjitha ka nisur shumë natyralisht.
Këngëtari/ja që do doja të bashkëpunoja: Kadebostany, Dua Lipa, Sia pastaj Rihanna është ëndërr më vete (qesh).
Kënga e preferuar e momentit: Kënga e rradhës e ParadoX, e cila nuk ka dalë akoma, por nëse doni të jeni të parët për ta dëgjuar sapo të dalë, bëjini Subscribe në YouTube, Bulza Entertainment.
Do doja të isha i rritur mjaftueshëm për të… : Bërë atë çfarë dua sikundër edhe bëj. Nuk mendoj se është mosha ajo që më pengon të bëj disa gjëra.
Kur të rritem dua të bëhem: Astronaut. Se bëj shaka, dua të jem gjithmonë versioni më i mirë i vetes sime.
Për të krijuar tekste/vija muzikore më frymëzon: Pothuajse çdo gjë, por në krijimin e vijave melodike kur punoj në një bazë muzikore ajo që më frymëzon është ndjesia që më përcjell muzika.
Nga Bulza Entertainment pres: Të jetë projekti i cili do të tregojë më tepër frymën e re që ne sjellim për muzikën shqiptare.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ??? ? (@liviabasha_) on

...dhe Luanët nuk kanë të sosur te Bulza sepse e tillë është edhe Livia Basha, e cila e ka pasur gjithmonë pjesë shumë të rëndësishme në jetën e saj muzikën, por pa e menduar kurrë se do të vinte një ditë që do ta merrte kaq seriozisht atë. "Inside Out" është kënga me të cilën ajo prezantohet në Bulza Entertainment, e cila publikuar me datë 1 qershor, përcolli mesazhin e fshehtë se Livia mbetet një fëmijë shpirtërisht dhe si të gjithë fëmijët, padyshim i ka fobi insektet.

Këngatari që më ka frymëzuar të këndoj: Lana del Rey, por edhe Marsela Çibukaj.
Këngëtari/ja që do doja të bashkëpunoja: Joss Stone, Ayo, Amy Winehouse dhe Billie Joe Armstrong.
Kënga e preferuar e momentit: Shine - Jagwar Twin
Do doja të isha i rritur mjaftueshëm për të… : *Na jena fmit qe s'kena kurr' m'u rrit* marrë nga "Djemtë e Balonave" nga Vlashent Sata.
Kur të rritem dua të bëhem: Pasqyrimi i një individi që ka lirinë të bëjë zgjedhjet e veta, pa u penguar asnjëherë nga rrethanat.
Për të krijuar tekste/vija muzikore më frymëzojnë: Tekstet vijnë si rrjedhë e emocioneve të çastit. Gjendja shpirtërore e personit mund të krijojë nuanca dhe ngjyra me anë të forcës së fjalës.
Nga Bulza Entertainment pres: Nga Bulza Entertainment pres eksperiencë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ? (@markelaxhika) on

Nga një Luan ambicioz shkojmë te një Gaforre emocionale. Markela Xhika ka qenë e rrethur nga muzika gjatë fëmijërisë së saj. Kënga e saj për Bulza Entertainment titullohet "Vetëm Ti" dhe gjatë xhirimit nëpër kodrat e Liqenit Artificial të Tiranës, këto të fundit janë bërë edhe pengesa herë pas here. Shpresojmë të mos i kenë prishur make up-in meqë e kishte pikë të dobët.

Këngatari që më ka frymëzuar të këndoj: Amy Winehouse, sepse jam rritur duke dëgjuar këtë zhanër muzikor.
Këngëtari/ja që do doja të bashkëpunoja: The Weeknd , Jorja Smith dhe Dua lipa
Kënga e preferuar e momentit: Sweater weather - The Neighbourhood
Do doja të isha i rritur mjaftueshëm për të… : Udhëtuar në të gjithë vendet e botës me shoqërinë.
Kur të rritem dua të bëhem: Një nga këngëtaret më të famshme në botë, duh.
Për të krijuar tekste/vija muzikore më frymëzojnë: Shumë gjëra edhe vetë muzika, dashuria apo jeta. Frymëzimi më vjen në momentet më të papritura dhe shpeshherë dua të kem një laps dhe letër afër para se të më ikin mendimet.
Nga Bulza Entertainment pres: Të vlerësohem nga të gjithë për talentin tim dhe pse jo të njihem nga më shumë njerëz (publik më të gjerë) dhe të më ofrohen projekte të reja.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ad astra. (@edenbaja) on

Së fundmi e mbyllim me një Shigjetar të ëmbël si Eden Baja, e cila po ashtu si konkurrentët e saj ka filluar të merret me muzikë që shumë herët. Do e besonit po t’u thonim se kënga "Running from myself" në tekstin origjinal i dedikohet një vajze? Në fakt, kënga u shkrua nga një djalë, por Eden si një “piktore” e zonja i ndryshoi gjininë portretit të vajzës.

Këngatari që më ka frymëzuar të këndoj: Selena Gomez.
Këngëtari/ja që do doja të bashkëpunoja: Conan Gray ose Arctic Monkeys.
Kënga e preferuar e momentit: King - Slenderbodies
Do doja të isha i rritur mjaftueshëm për të…: Udhëtuar në sa më shumë vende të botës.
Kur të rritem dua të bëhem: Interior Designer
Për të krijuar tekste/vija muzikore më frymëzojnë: Momente të caktuara që përjetoj, të cilat më mbeten në mendje dhe më së shumti shoqja e ngushtë.
Nga Bulza Entertainment pres: Mbështetje, gjë që e kam marrë.