Sara Hoxha, një tjetër Binjak, feston sot ditëlindjen! Sigurisht, që nga dita që Ledri e bëri publike lidhjen me të, të gjithë qenë sy e vesh tek urimi i tij.
Ledri u kujdes të ishte më romantik se kurrë. Fotoja e zgjedhur ngjante me një pjesë filmi; ata të dy buzë detit, teksa vraponin të kapur për dore!
Si e uroi?!
"E rujm njoni-tjetrin
si ujin e pishëm,
si me jetu veç na dy me ni ishull."
Sa ta merrni veten nga kjo goxha deklaratë, kalojmë tek një tjetër urim publik i familjes Vula për Sarën. Nëna e Ledrit, Xheraldina, nuk mund të mos e uronte nusen e ardhshme që me përkëdheli e quan "pashulja jeme".
Duket sikur kjo foto flet vetë për raportin mes tyre, prandaj "me kismet dasma", siç vetë Xheraldina u shpreh, duket më e afërt se kurrë.