Për historinë e plotë të dashurisë së Ledri Vulës dhe Sara Hoxhës na duhet të presim intervistën e tij në “NIN” me Alaudin Hamitin të hënën në mbrëmje, mirëpo një “trailer” të saj moderatori e zbuloi në Instagram.
“S’durova dot pa e postuar,” shkroi Alaudini në videon përmbledhëse të intervistës.
Siç mund ta dëgjoni në vijim, duket se historia e tyre lindi krejt rastësisht. Ledri thotë se disa shoqe të saj – që e kishin qejf si këngëtar – shkuan ta takonin në prapaskenë. Ai nuk specifikon ku, por na e merr mendja që bëhet fjalë për një koncert.
“Prej shoqeve të saj, mua më pëlqeu ajo,” tha Ledri. Pak a shumë si nëpër filmat romantikë: Ajo shkon diku me shoqet, shoqet pëlqejnë atë djalin super yll, ajo nuk e pëlqen, ai pëlqen atë që s’e pëlqen e më the e të thashë.
View this post on Instagram