Ronela Hajati, zgjodhi t'i surprizojë të gjithë duket thënë se është më "e padashuruar se kurrë"! E ftuar mbrëmjen e djeshme tek "Në Kurthin e Piter Pan", e pyetur se në ç'gjendje është aktualisht zemra e saj, pranoi se nuk është fare, po fare e dashuruar- me fjalë të tjera, konfirmoi ndarjen nga Young Zerka!
"Unë jam, çuditërisht më e padashuruar se asnjëherë. Jam vetëm, shumë e fokusuar me punën. Kjo karantina, më ka ndihmuar shumë të punoj me veten. Mendoj që Zoti i di më mirë ca gjëra, i ka shkruar, prandaj ndonjëherë është e kotë të kërkojmë gjëra që nuk e dimë nëse do të bëhen."- u shpreh Ronela.
Për një lidhje mes Ronelës dhe Zerkës është përfolur prej vitesh, por ishte këngëtari ai që e konfirmoi në nëntor të 2019-ës, duke e quajtur "shpirtin e tij binjak", madje më herët ka patur zëra që thoshin se çifti ka nisur të bashkëjetojë.
Çfarëdo që të ketë ndodhur, ka marrë fund. Hajati, dukej më e sigurt se kurrë kur tha se është ~vetëm~.
- Young Zerka flet për zënkën me Samantën: ‘Më vjen keq për njerëzit mosmirënjohës’
- 'Ma keni bërë Samantën si dashnore': Ronela Hajati tregon ç'ndodhi mes vajzave!
- Pas incidentit në 'Shiko kush luan,' Samanta thumbon Zerkën dhe Ronelën
- Tërthorazi, Young Zerka konfirmon lidhjen me Ronela Hajatin
- Mos vallë Young Zerka sapo konfirmoi se bashkëjeton me Ronela Hajatin?