Nëse lajmi që Ledri dhe Sara do të bëhen prindër për herë të parë, ju entuziazmoi, prisni të dëgjoni reperin teksa flet për ndjesinë e re, që "mezi pret ta provojë"!
Gjatë intervistës së tij për NIN me Alaudin Hamitin, Ledri tregoi gjithçka që doni të dini rreth tij dhe të dashurës së tij!
Si u njohën?
Ashtu siç mund ta keni dëgjuar. Sara nuk e njihte fare Ledrin, vetëm sa kishte dëgjuar këngët e tij, por shpesh nuk e lidhte muzikën me fytyrën e këngëtarit.
"Ajo erdhi për shoqet e veta në një koncert timin. Erdhën në prapaskenë, mua më pëlqeu ajo, kurse kjo s'e ka ditur as kush jam. E ka dëgjuar Ledri si emër dhe këngët, por si fytyrë s'më ka njohur. Më bëri tag në foto dhe filluam duke folur. Shumë më vonë jemi takuar."
Si është jeta e Ledrit tani që bëri publike lidhjen?
S'ka ndonjë ndryshim të madh, por Ledrit i është shtuar lumturia.
"S'ka ndryshuar gjë, thjesht njerëzit po më shohin me sy tjetër, më familjar. S'e di, një tjetër dashuri kam prej rrethit, prej njerëzve, një dashuri që s'e kam ndjerë më herët."
Çfarë kishte Sara që rrëmbeu zemrën e tij?
Sytë më të bukur për të dhe sigurisht karakterin!
"Ndonjëherë me ca njerëz thjesht click. Thjesht bëhesh shok dhe zgjat. Ndonjëherë gjërat e pasforcuara.."- vazhdoi Ledri, ndërkohë që i lexohej në sy niveli i lartë i dashurisë.
Dhe si përfundim: A është një bebush rrugës?!
"Si të jetë e shkruar. Unë me qejfin më të madh. Të gjithë shokët e mi janë bërë baballarë, vetëm unë kam ngelur. E gjithë gjenerata ime janë bërë prindër edhe kur i shoh që pavarësisht streseve dhe problemeve, kanë gjithë atë dashuri prej fëmijëve. Asgjë në botë nuk i intereson kur kanë ata afër, prandaj dua dhe unë ta kem atë ndjenjë."
Ledri foli kaq me emocion për ardhjen e një bebushi, aq sa u duk sikur pret të bëhet baba nga një çast në tjetrin. Nga ana tjetër, ka zëra që thonë se Sara është në pritje të ëmbël. Diçka po ndodh!