Kinema & TV

#SummerTime: Filma që do t’ju zbukurojnë verën

Shkruar nga Anabel

24 Qershor 2020

#SummerTime: Filma që do t’ju zbukurojnë verën

Kur vjen puna te filmat apo serialet nuk ka ndonjë ndarje specifike për “filma/seriale për dimrin” apo “filma/seriale për verën”, mirëpo nga ana tjetër, kush do të shihte “Game of Thrones” në piskun e vapës?! Askush.

Pavarësisht se njerëzit shohin një zhanër që i tërheq, duhet thënë se në verë – teksa freskohemi me një limonatë, hamë akullore shtëpie apo fruta tropikale, bëjmë fresk me erashkë, ëndërrojmë që të teletransportohemi në Bali a Karaibe – komeditë me aventura dhe dashuri vere janë shoqëri më e mirë.

Edhe këtë vit, vazhdon tradita në platformën Tring. Duke filluar nga data 1 korrik, kanali Tring Comedy do të shndërrohet në Tring Summertime. “Summertime do t’ju bëjë shoqëri me filmat më të bukur komedi për të gjithë familjen,” shkruhet në Instagram.

Siç mund ta shihni në vijim, programi do të sjellë disa nga prodhimet më të njohura, të cilat do t’ju përcjellin ndjesinë e verës: fllad deti, shëtitje me varkë, dashuri të reja, kapele kashte, aromë pishash e aventura.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Tring (@tring_albania) on