Kinema & TV

Keni 6 ditë kohë për të parë një nga filmat më të mirë të të gjitha kohërave

Shkruar nga Anabel

24 Qershor 2020

Keni 6 ditë kohë për të parë një nga filmat

Në vitin 2014, u konsiderua nga revista Empire si një nga filmat më të mirë të të gjitha kohërave, në shtator të 2019-s,  e cilësuam në Anabel.al si një nga filmat që i dashuri ju ka detyruar të shihni, ndërsa në prill të këtij viti, u bë pjesë e listës me 50 filma aksion që duhet të shihni me partnerin, luan Leonardo DiCaprio, Tom Hardy, Cillian Murphy, Joseph Gordon-Levitt [marrim pak frymë me leximin] dhe në fund të qershorit, ky film nuk do të jetë më në Netflix, ndaj shfrytëzoni momentin për ta (ri)parë: INCEPTION.

Keni 6 ditë kohë për të parë një nga filmat

“Inception” është një prodhim i vitit 2010, me regji të Christopher Nolan, ku Leonardo DiCaprio interpreton rolin e një hajduti profesionist që vjedh informacione duke depërtuar në nënvetëdijen e njerëzve.

Keni 6 ditë kohë për të parë një nga filmat

Premiera e filmit u mbajt në korrik të 2010-s.” Inception” grumbulloi 829 milionë dollarë amerikanë duke u bërë filmi i katërt me më shumë fitime në 2010-n. Në Oscars u nominua ndër të tjera për çmimet “Filmi më i mirë”, “Skenari më i mirë origjinal”, “Regjia më e mirë” si edhe u shpall fitues në kategori si “Editimi më i mirë i zërit”, “Efektet vizuale” etj.