Original

Arbër Gjikolli edhe është edhe s’është vëllai i Gjikos

Shkruar nga Anabel

27 Qershor 2020

Arbër Gjikolli edhe është edhe s’është

Arbër dhe Asdren Gjikolli (ky i fundit i njohur si Gjiko) ndajnë të njëjtin baba dhe mama, thënë kjo që janë vëllezër. Gjiko është këngëtar ndërsa Arbëri producenti që qëndron pas këngëve të Gjikos dhe të një pjese të mirë të artistëve shqiptarë, thënë kjo që Arbërit s’mund t’i referohemi si “vëllai i Gjikos” për sa kohë nuk ishte Gjiko që e bëri të famshëm dhe për sa kohë është një nga producentët më të suksesshëm dhe më të talentuar në vend.

Arbër Gjikolli, producenti pa një faqe në Wikipedia, por që është përfshirë te “Notable alumni” (studentë të shquar) në faqen e SAE Institute, një nga kolegjet më të njohur në botë për inxhinierinë e audios, animacionin 3D, dizajnin grafik etj. Në SAE Institute ai u diplomua 8 vite më parë për inxhinieri audioje.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Arbër Gjikolli (@bigbangbeats) on

Për Arbërin ndoshta keni lexuar shumë rrallë, ose me gjasë lexuat dje kur nëpër portale – nisur nga fakti që u bë baba – iu referuan si “vëllai i Gjikos”. Por nëse emri i vërtetë nuk ju thotë gjë, me siguri që Big Bang Beats ju kujton disa nga hitet më të suksesshme në Shqipëri.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Arbër Gjikolli (@bigbangbeats) on

Big Bang Beats, themeluesi i RedBox Entertainment, qëndron pas suksesit të këngëve të artistëve si Era Istrefi, Ledri Vula, Dafina Zeqiri, Lumi B, Nora Istrefi, Dhurata Dora, vetë Gjiko, Ylli Limani etj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Arbër Gjikolli (@bigbangbeats) on

Arbëri është gjithashtu njeriu që së bashku me Era Istrefin, Cricket dhe DJ Toton sollën “Bonbon”, këngën shqiptare më të famshme në botë me më shumë se 758 milionë klikime. Përpos Bonbonit, këngës së parë të krijuar nga producentë shqiptarë dhe të kënduar shqip që korri sukses ndërkombëtar, Arbëri është producenti i “Zemër”. Bashkëpunimi i Dhurata Dorës dhe reperit francez është momentalisht në vendin e tretë në listën e këngëve më të klikuara shqiptare, me më shumë se 456 milionë klikime. Pas “Zemër”, në vendin e katërt është “Bow Down” e Encës dhe Noizy-t, gjithashtu me producent Big Bang.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Arbër Gjikolli (@bigbangbeats) on

Pavarësisht të gjithave, Big Bang ka zgjedhur të qëndrojë i heshur, duke lënë suksesin të flasë për të dhe Redbox Entertainment e vërteton këtë gjë. Redbox numëron në YouTube më shumë se 1.7 milionë subscribers dhe pothuajse 1 miliardë klikime në total, pa llogaritur këngët që kanë si producent Big Bang, por publikohen nga këngëtarët në kanalet e tyre përkatëse.