Shpesh figurat e njohura pyeten edhe për gjëra shumë personale si seksualiteti apo identiteti gjinor. Disa zgjedhin t’i mbajnë për vete, ndërsa të tjerë vendosin të ndajnë historitë e tyre për të frymëzuar shumë pjesëtarë të komunitetit LGBTQ+.
Cara Delevigne
Cara ka folur për herë të parë për seksualitetin e saj në 2015 për 'The New York Times' ku u shpreh se “Kjo nuk është një fazë.” Ajo gjithashtu ka shpjeguar në një intervistë për Variety: “Unë mendoj që gjithmonë do të mbetem panseksuale. Unë nuk bie në dashuri me një ai apo ajo. Unë bie në dashuri me personin.”
Kristen Stewart
Ajo që do të jetë së shpejti Princeshë Diana në kinematografi, ka folur për herë të parë për seksuaulitetin e saj në 2017 në Saturday Night Live ku e ka përshkruar veten “totalisht gay”. Ndërkohë në intervistën për The Guardian tha: "Nuk është konfuzuese nëse je biseksual. Të paktën, jo për mua.” Kështu edhe në intervistën e dhënë në gusht të 2017 për Harper’s Bazaar është shprehur se do të dalë përsëri me djem në takime “Dua të provoj gjithçka.”
Lil Nas X
Ditën e fundit të “Pride Month 2019”, reperi i hitit “Old Town Road” bëri një postim ku udhëzonte fansat të shikonin me vëmendje tekstin e këngës “C7osure” nga minialbumi 7.
Vargjet thonë:
E vërtetë, dua dhe kam nevojë të jem i lirë;
Nuk mund të shtirem më, tashmë duhet të rritem;
Nuk ka më drita të kuqe, vetëm të gjelbra;
Mbyll kapitullin e të shkuarës dhe shiko drejt të ardhmes;
Kjo është ajo që duhet të bëj, nuk mund të pendohem më vonë.
Ai shpjegoi në një intervistë për Time: "Unë kurrë nuk do ta kisha bërë këtë deklaratë nëse nuk do të kisha marrë shenja nga universi.”
Miley Cyrus
Në 2015, në një intervistë për ELLE UK, Cyrus tha “Jam panseksuale. Nuk jam në një lidhje, por jam 22 vjeçe dhe po dal në takime. Unë jam një njeri që ndryshon stilin e veshjes çdo dy javë, padyshim që do ndryshoj edhe njerëzit me të cilët shoqërohem.
Pas katër vitesh, në një tjetër intervistë për ELLE ajo tha: “Edhe pse jam në një lidhje heteroseksuale (Liam Hemsworth asokohe) unë prap i pëlqej vajzat. Është njësoj si një njeri që bëhet vegjetarian për arsye shëndetësore, por përsëri nuk e mohon që proshuta është e mirë.”
Sam Smith
Në një postim të Jameela Jamil ku shkruhej: “Ti je një miksim i shumë gjërave të ndryshme. Ti je një krijim i veçantë.” Sam Smith përgjigjet: “Unë nuk jam mashkull as femër. Unë jam diçka në mes.”
Gjithashtu, postimi i tij në Instagram në 2019 shpjegon:
“Pas një kohe shumë të gjatë që luftoj me veten në lidhje me gjininë time, kam vendosur ta përqafoj atë që jam, si jashtë edhe brenda. Ndihem shumë i privilegjuar që jam i rrethuar nga njerëz që më mbështesin në këtë vendim, por kam qenë shumë në ankth për arsye se shqetësohem shumë për atë që mendojnë të tjerët, por tani jo më.”
Frank Ocean
Për herë të parë Frank ka folur për seksualitetin e tij në korrik të 2012.
“E kam luftuar për kaq shumë kohë. E kam mohuar për kaq shumë kohë. Kam bërtitur duke pyetur se pse kisha këto ndjesi që kisha me shpresën se do të mund të merrja një përgjigje. Kur isha 19 vjeç takova dikë me të cilin kalova gjithë verën. Pas kësaj kalova edhe verën pasuese. Nuk mund ta fshihja më diçka që më bënte të ndihesha kaq mirë. Kur e bëra publike kam qarë shumë, megjithatë kisha një lloj çlirimi që vetëm e vërteta të lejon ta përjetosh.”
Ellen Degeneres
Ellen i ka rrëfyer mamasë në vitin 1978 se kishte rënë në dashuri me një vajzë. Por vetëm në 1997, Ellen pranoi publikisht në kopertinën e revistës 'Time' me titullin “Po, jam gay”. Kjo e bëri atë një nga personazhet e parë që e pranoi publikisht seksualitetin.
Ricky Martin
Ricky Martin shkroi një postim në 2010 ku shprehej:
“Jam një burrë homoseksual shumë krenar. Gjatë këtyre viteve, që kam qëndruar i qetë. kam reflektuar dhe kam kuptuar që pranimi buron nga brenda. Unë i kisha mbyllur dyert çdo lloj marrëdhënieje dhe nuk po flas vetëm për ato romantiket. Nuk ulesha në tavolinë me askënd sepse kisha frikë nëse qëndroja për më shumë se dy orë do të kuptonin natyrën time të vërtetë. Kam harxhuar kaq shumë kohë duke e manipuluar seksualitetin tim.”
Lili Reinhart
Lili zbuloi për Harper’s Bazaar se ishte biseksuale, këtë vit. Ajo gjithashtu pranoi se do të merrte pjesë në protestën #BlackLivesMatter si pjesëtare e komunitetit LGBTQ+.
Burimi: Marie Claire