Me siguri që nuk e keni menduar ndonjëherë se çfarë arome mban hapësira, por përderisa jeni në këtë artikull, do të thotë se jeni kuriozë. Një parfum i ri do të na japë përgjigjen.
Eau de Space është një parfum i krijuar nga kimisti Steve Pearce, i cili u kontaktua nga NASA në vitin 2008. Sipas Matt Richmond, menaxheri i produktit, kimistit iu deshën afërsisht katër vite që të krijonte aromën e hapësirës.
Parfumi u prodhua nga Kickstarter, një korporatë amerikane që shërben si platformë globale për mbledhjen e fondeve në lidhje me projektet kreative. Eau de Space u krijua që të ndihmojë astronautët teksa stërviten. Qëllimi i NASA-s ishte që të eleminonte çdo surprizë të pakëndshme të astronautëve në hapësirë.
Richmond u shpreh se “astronautët e përshkruajnë aromën e hapësirës si një përzierje e barutit, biftekut, mjedrave dhe rumit”. Ai shtoi gjithashtu se do të krijojnë edhe një parfum Smell of the Moon që do të përpiqet të sjellë aromën në Hënë.
Burimi: CNN