Will Smith dhe Jada Pinkett Smith janë të martuar që prej vitit 1997, kanë dy fëmijë – Jaden 21 vjeç dhe Willow, 19 vjeç – dhe prej kohësh përfliten se kanë një marrëdhënie të hapur, që do të thotë se partnerët bien dakord mbi mundësinë e të paturit marrëdhënie intime me njerëz të tjerë. Thashethemet për marrëdhënien e tyre u shtuan së fundmi, ku një këngëtar deklaroi se ka patur marrëdhënie me Jada-n, me miratimin e Will Smith. Ja çfarë kanë thënë ata ndër vite për njëri-tjetrin.
Ata mund të bëjnë ç’të duan
“I kam thënë gjithmonë Will-it, ‘Mund të bësh çfarë të duash për sa kohë je në gjendje të shohësh veten në pasqyrë,’” tha Jada për Huffington Post në vitin 2013. “Sepse në fund të ditës, Will është vetvetja.”
Asokohe, publiku iu referua deklaratës si marrëdhënie e hapur, ndërsa Jada sqaroi se çfarë nënkuptonte: “Marrëdhënie e hapur? Kur them mund të bëjë ç’të dojë e kam fjalën që ne besojmë te njëri-tjetri. Kjo nuk do të thotë se jemi në një marrëdhënie të hapur.”
Ata nuk kanë sy vetë për njëri-tjetrin
Para intervistës së Jada-s, Will Smith zbuloi se ai dhe bashkëshortja janë të hapur për t’u tërhequr seksualisht nga njerëzit e tjerë. “Nëse shkon puna deri aty, njëri mund t’i thotë tjetrit: ‘Dëgjo, kam nevojë të bëj seks me dikë,” tha ai për Daily Mail në vitin 2005. “Unë nuk do të shkoj nëse ajo nuk e aprovon – por të lutem aprovoje.”
Kanë një marrëdhënie të ndërtuar mbi besimin
Jada është shprehur se i beson bashkëshortit të saj kur vjen puna te marrëdhëniet e tjera.
“Në fund të ditës, unë nuk jam vëzhguesja e askujt,” tha ajo për Howard Stern në 2015-n. “Nuk jam vëzhguesja e tij. Ai është një njeri i rritur. Kam besim te Will, është njeri me integritet. Ai ka gjithë lirinë e botës dhe për sa kohë e sheh veten në pasqyrë dhe është në rregull, unë jam mirë.”
Jada u shpreh se është e pakuptimtë që Will të mos mendojë për gra të tjera në anën seksuale.
“Unë nuk jam ajo lloj gruaje që beson se burri i saj nuk do të tërhiqet nga gratë e tjera. Kjo është joreale dhe vetëm se burri tërhiqet nga të tjerat, nuk do të thotë se nuk ju do. Nëse ai nuk e sheh bukurinë e një gruaje tjetër, si dreqin do të shohë tuajën?”
Do të qëndrojnë gjithmonë të martuar
Pavarësisht uljeve dhe ngritjeve të marrëdhënies së tyre, Will dhe Jada Smith kanë deklaruar se divorci nuk është në zgjedhjet e tyre. “Unë dhe Will jemi familje. Do të jem gjithmonë pranë tij, nuk ka rëndësi se çfarë ndodh. Jemi partnerë. Në fund të ditës, ky njeri mund të mbështetet te unë për gjatë gjithë jetës së tij,” tha ajo në 2018-n.
Janë partnerë
Ndonëse janë të martuar, Jada dhe Will e konsiderojnë veten si partnerë jete në vend të burrë dhe grua. Ata nuk i festojnë përvjetoret e martesës. “Është më shumë një partneritet jetësor, kështu që s’ka lidhja dita [e përvjetorit],” tha ajo në një episod të emisionit të saj “Red Table Talk” në Facebook, në 2019-n.
Zgjedhjet dhe kënaqësitë personale
Në një nga videot e tij në Facebook, Will Smith foli për martesën, të cilën e përshkroi kështu:
“Unë dhe Jada po reflektonim për dashurinë. E pyeta se cila ishte gjëja e panjohur që kishte mësuar në lidhje me dashurinë. M’u përgjigj se ne s’jemi të aftë dhe s'kemi pse ta bëjmë një person të lumtur. E mendova që ishte një ide vërtet e thellë. Ti mund ta bësh një njeri të buzëqeshë apo të ndihet mirë, por nëse ai është i palumtur, kjo është një gjë krejtësisht jashtë kontrollit tënd. Më kujtohet dita kur hoqa dorë. I thasha Jada-s që unë po heq dorë nga përpjekja për të të bërë të lumtur. Kam nevojë që të jesh ti ajo që kujdesesh për lumturinë tënde. Më provo që mundesh. Dhe pasi na krisi në mendje kjo ide, filluam të mendonim lidhur me konceptin romantik të gabuar të dashurisë. Na është krijuar ideja se pas martesës ne bëhemi një, jemi një njeri i vetëm, por ajo që kuptuam unë dhe Jada ishte se ne s’jemi një. Jemi dy njerëz krejtësisht të ndryshëm, në rrugëtime krejt të ndryshme e kishim zgjedhur që rrugën ta bënim bashkë. Por lumturia e saj është përgjegjësi e saj dhe anasjelltas, lumturia ime është përgjegjësi e imja. E kështu ne vendosëm të ndiqnim ëndrrat tona dhe kënaqësitë personale krejt të vetëm, për të gjetur lumturinë e për të qenë të lumtur në martesë. Është e padrejtë ta lëmë lumturinë tonë në dorë të dikujt tjetër."
Çfarë është intimiteti
Në një episod të emisionit, Jada tregoi se si ndikoi koronavirusi në marrëdhënien e saj me bashkëshortin. “Dua të jem e sinqertë. Një ndër gjërat që kam kuptuar është se nuk e njihja Will-in fare,” tha ajo. “Jeta është e ngarkuar dhe ti krijon këto histori në kokën tënde dhe më pas kapesh pas atyre historive dhe krijon një ide për partnerin, një ide që nuk ka lidhje me të.”
Ajo shtoi se “po kalon në procesin e heqjes së të gjitha historive dhe ideve për Will” në mënyrë që të kuptojë më mirë bashkëshortin. “Ky është intimiteti,” tha Jada. “Të jemi në gjendje të arrijmë te ajo çfarë janë të dashurit tanë përtej asaj që konceptojmë ne.”
Vendosja e kufijve
Martesa e Will dhe Jada është ndërtuar mbi besimin, por ka pasur momente dyshimi. Në vitin 2019, Jada zbuloi se teksa ajo beson që Will mund të bëjë çfarë dëshiron, ka pasur disa momente kur gratë e tjera shkuan shumë larg në raport me Will-in. “Unë e di kush jam dhe më e rëndësishmja, ai e di kush jam apo ajo?” tha ajo.
Të paturit një raport me dikë tjetër
Thashethemet për një marrëdhënie të hapur vazhdojnë ende. Së fundmi, një këngëtar, August Alsina, pretendoi se ka qenë në një marrëdhënie me Jada-n dhe Will i dha leje. Përfaqësues të Pinkett Smith u shprehën se “është absolutisht e pavërtetë”.
Burimi: New York Post, People