Showbiz dhe TV

Zërat thonë se Sara Hoxha është vërtet shtatzënë

Shkruar nga Anabel

2 Korrik 2020

Zërat thonë se Sara Hoxha është vërtet

Ledri Vula dhe Sara Hoxha nuk e kanë konfirmuar shtatzëninë – por as nuk e kanë mohuar – dhe e dini se çfarë thotë legjenda? Sa më gjatë të mos e konfirmosh/mohosh publikisht, aq më shumë do të merren njerëzit dhe mediat. Së fundmi, Tiranapost.al bën me dije se “partnerja e Ledrit është shtatzënë, por mos prisni foto”.

Në një artikull, Tiranapost.al publikoi një foto të Ledrit gjatë pushimeve në një resort në jug të vendit. Një ndjekës raportoi se kish qenë rastësisht me çiftin në resort dhe “ka parë Sarën me barkun e rrumbullakosur, që binte në sy për shkak të një fustani të bardhë të ngushtë që mbante veshur”.

Zërat për shtatzëninë u përhapën në fund të qershorit, ndërkohë që në prill, Ledri pohoi për “NIN” se është gati për t’u bërë baba. Të njëjtën gjë tha edhe në intervistën e fundit në “NIN” në qershor.

"Si të jetë e shkruar. Unë me qejfin më të madh. Të gjithë shokët e mi janë bërë baballarë, vetëm unë kam ngelur. E gjithë gjenerata ime janë bërë prindër edhe kur i shoh që pavarësisht streseve dhe problemeve, kanë gjithë atë dashuri prej fëmijëve...Asgjë në botë nuk i intereson kur kanë ata afër, prandaj dua dhe unë ta kem atë ndjenjë."