Pushteti

Thellohet skandali seksual: Princit i ushtrohet presion që të dëshmojë para FBI-së

Shkruar nga Anabel

3 Korrik 2020

Thellohet skandali seksual: Princit i ushtrohet presion që të

Presioni që princ Endrew të flasë me hetuesit e FBI-së është gjithnjë e në rritje, sidomos pas arrestimit të Ghislaine Maxwell, mikeshë e princit Andrew dhe njëkohësisht e akuzuar për trafikim seksual dhe fshehje provash.

Thellohet skandali seksual: Princit i ushtrohet presion që të
Ghislaine Maxwell

Ghislaine Maxwell është vajza e vogël e manjatit britanik Robert Maxwell, i njohur edhe për mashtrimet e tij në biznes. Pas vdekjes së të atit në 1991, Ghislaine u shpërngul në Shtetet e Bashkuara dhe u bë krahu i djathtë i Jeffrey Epstein, i akuzuar dhe dënuar për trafikim minorenësh, prostitucion minorenësh, abuzim seksual. Epstein vari veten në qeli, në gusht të 2019-s pasi u arrestua.

Thellohet skandali seksual: Princit i ushtrohet presion që të
JEFFREY EPSTEIN

Në një konferencë për shtyp në New York (via The Guardian), ku prokurorët dhanë detaje të akuzave me të cilat do të përballet Maxwell, i kërkuan princit që të dëshmonte.

Princ Andrew nuk e ka mohuar miqësinë e tij të gjatë me Ghislaine Maxwell dhe faktin që ishte ajo që e prezantoi me Epstein. Kujtojmë se një grua amerikane pretendoi në fillim të dhjetorit se Jeffrey Epstein e detyroi atë që të bënte seks me princ Andrew-n kur ajo ishte 17 vjeç.

“Kjo nuk është një histori seksi, kjo është një histori trafikimi, është një histori abuzimi dhe një histori e sjelljes së djemve të mbretërisë,” tha Virginia Roberts Giuffre në një dokumentar të BBC-së.

Thellohet skandali seksual: Princit i ushtrohet presion që të
PRINC ANDREW, VIRGINIA ROBERTS GIUFFRE DHE GHISLAINE MAXWELL

Në intervistën e pak kohëve më parë dhënë po për BBC, princ Andrew mohoi akuzat e Giuffre, ku theksoi se nuk i kujtohej takimi me të. “Nëse je burrë, të bësh seks është diçka pozitive,” shpjegoi princi. “Është shumë e vështirë të harrosh diçka pozitive dhe unë s’mbaj mend asgjë.”

Ai mbrojti gjithashtu marrëdhëniet me Epstein. Intervista e tij u konsiderua një katastrofë dhe në ditët në vijim, Andrew u detyrua të largohej nga detyrat mbretërore.

Buckingham Palace iu përgjigj intervistës së Giuffre me një deklaratë për shtyp: “Mohojmë kategorikisht akuzat që Duka i York-t ka pasur marrëdhënie seksuale a të ndonjë lloji tjetër me Virginia Roberts,” shkruhet në deklaratën e publikuar të hënën mbrëma. “Çdo aludim për të kundërtën është fals dhe i pabazë.”

Pas skandalit, princ Andrew hoqi dorë nga detyrat mbretërore. Ekspertja e mbretërisë, Katie Nicholl, tha për Entertainment Tonight në nëntor se qe pikërisht mbretëresha Elizabeth II që mori vendimin për Andrew-n. Sipas Nicholl, mbretëresha ishte e vetëdijshme se princi Andrew po shkaktonte dëme të mëdha në monarki ndaj duhej të tërhiqej.