Shqipëria

Ngjarja në Kombinat/Flet vajza e mbijetuar

Shkruar nga Anabel

3 Korrik 2020

Ngjarja në Kombinat/Flet vajza e mbijetuar

Blerta Josifi, e vetmja e mbijetuar e familjes Josifi, momentalisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po qëndron nën kujdesin e mjekëve. Sipas raportimeve të gazetarëve në terren, thuhet se Blerta është shprehur se kanë refuzuar të ushqehen për 40 ditë.

“Nëna vdiq, unë mbijetova,” mësohet t’i ketë thënë ajo policisë. Në lidhje me vendimin e tyre për të ndërprerë ushqimin, ajo u shpreh: “S’e keni idenë çfarë kaluam ne për të fituar ringjalljen”.

Përsa i përket ndërprerjes së ushqimit, të njëjtën gjë raportoi edhe News24.

“Sipas ekspertëve, trupi i pajetë i Anisa Josifit është mbështjellë nga nëna dhe motra me çarçafë ditë pas dite. Për një kohë të gjatë, ajo ka refuzuar të marrë ushqim dhe ekspertët thonë se trupi është dorëzuar dhe nuk ka patur më lëngje [jetësore].”

Anisa Josifi mendohet se ka ndërruar jetë rreth 15 muaj më parë, ndërsa nëna një javë më parë. Sipas të dhënave paraprake, nëna dhe motra i lyenin trupin me një lëng me përmbajtje vaji dhe uthulle për ta mbrojtur nga dekompozimi. Babai i vajzave ka ndërruar jetë pesë vite më parë. Shkaku i vdekjes së tij nuk dihet ende me siguri, por nuk përjashtohet mundësia e vetëvrasjes.

Burimet: BalkanWeb, ABC News, Dosja.al