Nënë e bijë, 56 dhe 30-vjeç janë përcjellë sot drejt banesës së fundit, në Përmet. Historia e familjes Josifi që tronditi vendin, ka marrë vëmendjen maksimale të prokurorisë. Burime për Abc News, bëjnë me dije se prokuroria ka nisur hetimet ndaj sekteve fetare, për të zbuluar më shumë rreth shkakut që i çoi vajzat e familjes bashkë me nënën drejt vetëflijimit.
Gjithashtu mësohet se mbi Blerta Josifin, 34-vjeçaren e mbijetuar është ngritur një akuzë nga ana e autoriteteve, për "moskallëzim krimi".
Nga të dhënat e para, thuhet se Anisa Josifi, 30- vjeç ka ndërruar jetë 15 muaj më parë, por është mbajtur në shtëpi nga nëna dhe e motra. Në trupin e saj janë gjetur gjurmë vajrash dhe lëndësh të tjera që përdoreshin për të ngadalësuar dekompozimin.