Lëkura

Ç’të bëni nëse e dreqosët punën në plazh dhe përfunduat si Chrissy Teigen

Shkruar nga Anabel

4 Korrik 2020

Ç’të bëni nëse e dreqosët punën në

Në Plazh: Paraprakisht duhet të dini se:
- nuk duhet të qëndroni shumë në diell, sidomos gjatë orarit kur rrezet e diellit janë më të forta
- duhet të lyheni me krem me faktorë mbrojtës 30 minuta përpara se të dilni në diell
- duhet të mbroni lëkurën me shall, kapele, syze dhe patjetër SPF
- duhet të riaplikoni kremin mbrojtës ndaj diellit
- duhet të mos përdorni produkte që përshpejtojnë procesin e nxirjes në rast se lëkurën e keni të ndjeshme.

Ç’të bëni nëse e dreqosët punën në

Por nëse e gjeni veten me lëkurë si kjo e Chrissy Teigen që ju përcëllon nga koka te këmbët, me gjasë nuk keni ndjekur asnjë prej këshillave të mësipërme. Sidoqoftë, konsultohuni me mjekun/farmacistin për të përcaktuar shkallën e djegies si edhe produktet që ndihmojnë lëkurën të rikuperohet. Nëse nuk pret puna, mund të qetësoni lëkurën me:

1.    Kosin e famshëm
2.    Aloe Vera (por mos e përdorni nëse jeni alergjikë ndaj saj)
3.    Patate – ndajeni në feta të holla dhe lyeni lëkurën e djegur
4.    Bustina çaji