Health News

239 shkencëtarë i bëjnë thirrje OBSH-së: ‘Ndrysho udhëzimet për koronavirusin’

Shkruar nga Anabel

7 Korrik 2020

239 shkencëtarë i bëjnë thirrje OBSH-së: ‘Ndrysho

Ekziston një “rrezik i vërtetë” që Covid-19 të jetë sëmundje airborne - që do të thotë se mund të transmetohet nga njëri individ te tjetri për shkak të grimcave mikroskopike që qëndrojnë në ajër, thuhet në një letër publike të firmosur nga 239 shkencëtarë dhe të publikuar në Oxford University Press. Ata i bëjnë thirrje Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe organizatave të tjera të shëndetit publik që të ndryshojnë udhëzimet e tyre për koronavirusin.

“Larja e duarve dhe distanca sociale janë të përshtatshme, por sipas mendimit tonë, të pamjaftueshme për të siguruar mbrojtje nga përhapja e virusit në ajër,” shkruhet në letër.

OBSH thotë se virusi përhapet përmes spërklave të frymëmarrjes të cilat nuk përhapen shumë larg, prandaj këshillohet distanca 1.5-2 metër.

“Spërklat janë pikat më të mëdha të cilat kur teshtitni, për shembull, ato dalin nga goja juaj dhe bien drejt e në tokë për shkak të gravitetit," shpjegoi për CBSN Dr. Ron Elfenbein. "Ndërsa transmetimi nga ajri do të thotë që virusi mund të qëndrojë në ajër për një kohë të gjatë.”

Autorët e letrës cituan një studim të bërë në një restorant kinez, ku nuk pati asnjë provë të kontaktit të drejpërdrejtë ose të tërthortë mes njerëzve të pranishëm, por virusi u transmetua.

Ky faktor është tërësisht i rrezikshëm në ambiente të mbyllura. Shkencëtarët rekomandojnë hapjen e dyerve dhe dritareve, kontrolle të vazhdueshme për infeksionin dhe filtrimin e ajrit.

Burimet: New York Times, CBS News