Përdorimi i maskës në mjedise të mbyllura ose në mjedise të hapura ku është e vështirë të mbahet distanca sociale do të bëhet e detyrueshme, thënë kjo që do të ketë penalitete. Në një intervistë në emisionin Repolitix në Report Tv, Prof. Dr. Gjeorgjina Kuli, anëtare e Komitetit Teknik të Eskpertëve, u shpreh se vendimi është marrë dhe së shpejti do të hyjë në fuqi.
Në fjalën e saj, Kuli theksoi se maskat janë të detyrueshme në ambiente të mbyllura dhe ato të hapura ku nuk mundësohet ruajtja e distancës sociale, por këtë herë do të aplikohen gjoba.
“Të mos themi janë të detyrueshme dhe pastaj...Ka kaluar faza e këshillimit[...]Do të ketë një penalitet, sigurisht jo [i madh]. Ne si Komitet e kemi vendosur që të bëhet e detyrueshme. Me shifrat që shoh, të cilat janë stabël, por janë në nivelin e lartë të kurbës, mendoj që duhet të zbatohet sa më shpejt[...]Thjesht penalitet për të ndërgjegjësuar, jo penalitet për të dëmtuar njerëzit.” - tha ajo.