Shqipëria

Forcohen masat për bizneset në zonat bregdetare!

Shkruar nga Anabel

9 Korrik 2020

Forcohen masat për bizneset në zonat bregdetare!

Pas situatës serioze së Covid-19 në vend, ndryshime të reja janë miratuar përsa i përket masave anti-Covid në zonat bregdetare.

Sipas ndryshimeve të reja parashikohet gjobë me vlerë deri në 700 mijë lekë për bizneset që shkelin protokollin sanitar dhe në rast përsëritjeje do të shkohet deri në mbyllje të veprimtarisë.

Gjatë fjalës në Kuvend, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, deklaroi se do të forcohen penalitetet për subjektet në zona turistikë që nuk zbatojnë rregullat. 

“Çdo shkelje do të ndëshkohet pasi konsiderohet kërcënim i shëndetit të qytetatëve! Për këtë arsye, nëpërmjet këtij akti normativ, do të forcohen penalitetet për subjektet që ushtrojnë veprimtari në zonat turistike."

Përpos këtij njoftimi Manstirliu i bëri sërish thirrje qytetarëve, duke i kujtuar se nëse "s'ka shëndet" nuk ka as ekonomi.

Burimi: Abc News