Lëkura

Kujdes! 10 produkte që s’duhet t’i vendosni më në fytyrë

Shkruar nga Anabel

10 Korrik 2020

Kujdes! 10 produkte që s’duhet t’i vendosni më në

Jo çdo gjë që shihni në internet është e vërtetë. Sot, mund të gjeni aty qindra maska me përbërës të cilët zakonisht na gjenden në shtëpi dhe kjo lloj lehtësie bën që t’i aplikojmë këto maska shpesh. Por, jo çdo gjë që lexoni duhet vënë në fytyrë. Dermatologët ndalojnë rreptësisht aplikimin e këtyre produkteve:

1. Sheqeri

Me siguri, keni përgatitur të paktën një herë, një scrub (eskfoliues) me sheqer për fytyrën. Mundohuni të mos e bëni, ose të paktën ta fërkoni shumë lehtë fytyrën nëse e aplikoni. Sheqeri përbën një eksfoliant më të fortë seç duhet për lëkurën tuaj dhe mund ta gërvishtë atë, duke sjellë një acarim të lëkurës në periudhë afatgjatë.

Kujdes! 10 produkte që s’duhet t’i vendosni më në

2. Limoni

Të gjithë e dimë ç’duhet të bëjmë kur jeta na jep limonë – Limonadë! Pra, jo maska fytyre. Ajo që nuk duhet të bëni asnjëherë, është të fërkoni limonin në fytyrën tuaj. Ky frut ka shumë përfitime për trupin tonë, por aplikimi i tij në lëkurë nuk ju sjell asnjë të mirë. Limonët përmbajnë një kimikat të quajtur psoralen, i cili mund ta bëjë lëkurën tuaj të ndjeshme ndaj dritës. Nëse dilni jashtë direkt pas aplikimit të limonit, mund t’ju acarohet apo edhe t’ju djegë lëkura. Në fakt, nësë dilni pasi të keni vendosur çfarëdolloj agrumi në fytyrë, mund të merrni një djegie kimike të quajtur fitofotodermatiti. Për efekt zbardhues sugjerohet të përdorni feta patateje ose domateje.

Kujdes! 10 produkte që s’duhet t’i vendosni më në

3. Pastë dhëmbësh

Shumë prej jush mund të kenë aplikuar pastë dhëmbësh për heqjen e rrathëve të zinj ose pikave të zeza, por një gjë e tillë nuk rekomandohet aspak. Në fakt, aknet dhe puçrrat tuaja mund të duken edhe më të kuqe pas këtij aplikimi, ndërsa efekti zbardhues i pikave të zeza është vetëm di?ka momentale, pa asnjë efekt të mirëfilltë. Prandaj, tani e tutje përdoreni pastën e dhëmbëve vetëm për dhëmbët tuaj, aty ku supozohet të përdoret!

Kujdes! 10 produkte që s’duhet t’i vendosni më në

4. Sodë buke

Soda e bukës është një nga përbërësit më të gjithanshëm në kuzhinë. Por vetëm aty! Ajo ka një natyrë alkaline, prandaj edhe aplikimi i saj në fytyrë mund të zvogëlojë pH-in e lëkurës suaj, duke e bërë atë të thatë. Balanci natyral i pH-it në lëkurën tonë ka barrierat e tij që e mbrojnë atë nga bakteret. Nëse ju ndikoni në këtë balancë pa konsultimin e një profesionisti, do të jetë e vështirë që të ruhet pH-i natyral i fytyrës dhe si pasojë do sjellë acarim të saj.

Kujdes! 10 produkte që s’duhet t’i vendosni më në

5. Vaj kokosi

Kjo vlen veçanërisht për njerëzit me lëkurë të yndyrshme. Vaji i arrës së kokosit është viskoz, prandaj dhe lëkura në fytyrën tonë kërkon kohë për ta përthithur atë. Kjo bën që vaji të bllokojë poret (të cilat tek njerëzit me lëkurë të yndyrshme janë zakonisht të mëdhaja), duke çuar në akne dhe acarim të lëkurës. Nëse jeni mësuar më përdorimin e vajit, mund të përdorni vaj ulliri, por vetëm disa pika vaji në një copë pambuku për ta aplikuar butësisht në fytyrën tuaj. Kjo nuk sugjerohet për lëkurat e yndyrshme.

Kujdes! 10 produkte që s’duhet t’i vendosni më në

6. Ujë shumë i nxehtë

Pastrimi i fytyrës me avull (nëse bëhet ng profesionistë) mund të jetë i mirë për lëkurën tuaj, por ky proces nuk mund të zëvëndësohet me ujë të nxehtë, pasi kjo mund të çojë në humbjen e lagështirës nga shtresa e jashtme e lëkurës, duke e bërë atë më të thatë seç duhet.

Kujdes! 10 produkte që s’duhet t’i vendosni më në

7.  Majonezë

Majoneza shkon me hamburgerë apo tost dhe është një produkt i mirë edhe për floket, prandaj vazhdoni ta përdorni vetëm për këto qëllime. Nëse e përdorni në fytyrë, ajo do të ndalojë lëkurën tuaj së marri frymë dhe do të bllokojë poret.

Kujdes! 10 produkte që s’duhet t’i vendosni më në

8. Locion trupi

Nëse ju ndodh që t’ju mbarojnë kremrat e fytyrës, mos bëni gabimin t’i zëvëndësoni me kremin e parë që ju gjendet në shtëpi. Kremrat e trupit janë më të trashë dhe më të vajosur. Aplikimi i tyre mund të çojë në reaksione alergjike.

Kujdes! 10 produkte që s’duhet t’i vendosni më në

9. Sapuni

Të gjithë e kemi përdorur përpara se të zbulonim “larësit e fytyrës”, por ka një aryse pse ky produkt nuk përdoret më. Kur lajmë fytyrën, ne e bëjmë këtë për të larguar prej saj papastëritë dhe vajrat e tepërt, por jo vajrat natyralë të lëkurës. Këto vajra natyalë e mbajnë lëkurën tonë të hidratuar dhe të mbrojtur. Sapuni bën pikërisht të kundërtën e këtij efekti.

Kujdes! 10 produkte që s’duhet t’i vendosni më në

10. Shampo

Flokët tanë kanë nevojë për agjentë të fortë shkumues për të hequr papastërtië dhe vajin në të, por fytyra jonë ka nevojë për agjentë të butë pastrimi. Shampoja duhet të evitohet nga fytyra edhe gjatë kohës që bëni dush.

Kujdes! 10 produkte që s’duhet t’i vendosni më në

-Për realizimin e këtij artikulli u përdorën materiale nga Parenting FirstCry.