Showbiz dhe TV

Kjo foto ~mund~ të jetë konfirmim se Ledri dhe Sara do të bëhen prindër

Shkruar nga Anabel

10 Korrik 2020

Kjo foto ~mund~ të jetë konfirmim se Ledri dhe Sara do të

Aty nga fundi i qershorit, kur po përflitej se Ledri Vula dhe Sara Hoxha do të bëhen prindër, Sara publikoi disa foto në Instagram nga një resort në jug të vendit. Po nga i njëjti vend, ajo publikoi edhe një foto për të uruar publikisht Ledrin meqë sot feston 34-vjetorin. Fakti që në urim flet për një nga ditët më të lumtura – kohë që përputhet me kohën kur po përflitej shtatzënia – të bën të mendosh që thashethemi se do të bëhen prindër për herë të parë nuk është i pabazë.

Sikur të mos mjaftonte kjo, urimi në foto është gjithashtu “i dyshimtë”.

Kjo ishte një nga ditët më të lumtura të jetës sonë dhe isha e lumtur që e ndava me ty. [Gëzuar] për shumë ditë të tjera si këto. Gëzuar ditëlindjen për njeriun që shpresoj ta mbaj përgjithmonë pranë zemrës. #Culi.”

Kjo foto ~mund~ të jetë konfirmim se Ledri dhe Sara do të

Pra, me fjalë të tjera, Sara flet për një nga ditët më të lumtura të jetës (që është edhe dita kur zbulon se do të bëhesh nënë), për një moment që e ndanë bashkë (shtatzënia) dhe për faktin që është e lumtur që e ndau me të (prindërimi). Idetë në kllapa mbeten thjesht aludime, pasi pavarësisht çfarë thuhet, ata kanë zgjedhur të mos komentojnë, të paktën jo drejtpërdrejtë.

Shtojcë: Hmm, po Xheraldina, mami i Ledrit, pse komenton tre zemra?

Kjo foto ~mund~ të jetë konfirmim se Ledri dhe Sara do të

Shtojmë se në prill, Ledri pohoi për “NIN” se është gati për t’u bërë baba. Të njëjtën gjë tha edhe në intervistën e fundit në “NIN” në qershor.

"Si të jetë e shkruar. Unë me qejfin më të madh. Të gjithë shokët e mi janë bërë baballarë, vetëm unë kam ngelur. E gjithë gjenerata ime janë bërë prindër edhe kur i shoh që pavarësisht streseve dhe problemeve, kanë gjithë atë dashuri prej fëmijëve...Asgjë në botë nuk i intereson kur kanë ata afër, prandaj dua dhe unë ta kem atë ndjenjë."