Celebrity

Njerëzit janë të bindur që diçka nuk shkon me Britney Spears

Shkruar nga Anabel

11 Korrik 2020

Njerëzit janë të bindur që diçka nuk shkon me Britney

Së fundmi, për princeshën e pop-it, Instagrami është kthyer në një zonë të rehatshme, ku këngëtarja ndan me ndjekësit sesionet e saj të Yogës apo rutinën e kërcimit. Madje ajo ka qenë në kontakt edhe me fansat nëpërmjet një Q&A (pyetje dhe përgjigje) në Instagram, në të cilën zbuloi se destinacioni i saj i preferuar i udhëtimit është Turk & Caicos, ushqimi i saj i preferuar është  “chilli dog” dhe kënga e preferuar e saj është "Toxic".

Megjithatë, duket që njerëzit kanë vërshuar me kritika “toksike” dhe nuk janë plotësisht mbështetës për veprimet në rrjetin e saj social. Këngëtarja ka vendosur t’u përgjigjet duke thënë se ajo është shfaqur në versionin më origjinal të mundshëm të vetes dhe se do të frymëzojë njerëzit të bëjnë të njëjtën gjë e të jenë vetvetja pa u përpjekur për të kënaqur të tjerët, pasi ky është edhe çelësi i lumturisë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Britney Spears (@britneyspears) on

“E kuptoj se si disa prej jush nuk i pëlqejnë ose nuk mund t’i kuptojnë postimet e mia, por kjo jam unë duke qenë e lumtur.”- shprehet ajo. Pas këtij postimi, 38 vjeçarja ka vazhduar të jetë po e njëjta, pa u ndikuar aspak nga komentet. Nga ana tjetër, ndjekësit janë përsëri skeptikë dhe të shqetësuar. Disa mendojnë se ajo është e vetmuar dhe ka nevojë të shpëtohet.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Britney Spears (@britneyspears) on

“Askush nuk po e kritikon, thjesht duam të dimë a është e sigurt.”, “Ajo ka nevojë për ndihmë.”, “Definitivisht, diçka nuk është në rregull me të.”- shprehen të tjerë.

Kujtojmë se Britney është përfolur për problemet e saj me drogën në vitin 2007, kohë e cila përbën një periudhë të errët të jetës së saj. Kjo lidhje me të shkuarën e saj, shpjegon deri diku edhe ndjekësit e shqetësuar për shëndetin mendor të Britney-t.

Përsa i përket rikthimit të saj në muzikë, nuk ka asnjë lajm konkret. Këngëtarja po i merr gjërat lehtë dhe po përpiqet të përshtatet me distancimin social.

Burimi: E!News