Celebrity

#FreeBritney: Pse njerëzit duan ta shpëtojnë Britney Spears?

Shkruar nga Anabel

14 Korrik 2020

#FreeBritney: Pse njerëzit duan ta shpëtojnë Britney Spears?

Një pjesë e mirë e fansave të Britney Spears janë aq të shqetësuar për të, sa kanë nisur një fushatë të quajtur #FreeBritney. Fushata, filloi në rrjete sociale për ta çliruar princeshën e pop-it nga gjithë barrierat që i janë vënë prej vitesh. Qëllimi është që në fund, Britney të mundet t'i marrë vetë vendimet për jetën dhe financat e saj.

Çfarë ka ndodhur me të?

38-vjeçarja, që prej 2008-ës kur pati problemet e para me shëndetin mendor ka qenë nën tutelën e të atit, vendim i marrë në rrugë ligjore kur një gjykatës vendos që individi nuk është në gjendje të marrë vendime për veten e tij/saj. Tani, fansat janë të bindur se e gjithë kjo bëhet për ta manipuluar dhe kontrolluar ikonën e pop-it, duke kujtuar se pasuria e saj shkon të paktën deri në $59 milionë!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Diet Prada ™ (@diet_prada) on

Britney jeton plotësisht e kontrolluar nga babai i saj, Jamie Spears, i cili vendos për çdo gjë që ajo mund ose nuk mund të bëjë. Pa lejen/miratimin e tij ajo nuk mund as t'i japë makinës, të votojë, të martohet, të ketë fëmijë, të kontrollojë si po përdoren të ardhurat e saj, të paguajë për një avokat të sajin, të japë intervista apo të deklarojë nëpër rrjete sociale.

Vitin e shkuar, babai i këngëtares i pyetur në gjyq rreth marrëdhënies me të bijën, tha se gjithmonë ka qenë "e tensionuar".

Në fillim të vitit, vendimi i marrë për Britney-in, u zgjat të paktën deri në 22 gusht. Tani që data po afron, fansat duan ta ndihmojnë me fushatën #FreeBritney. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Britney Spears (@britneyspears) on

Gjatë periudhës së karantinës, ajo ka qenë shumë aktive në Instagram dhe Tik Tok, përmes disa videove dhe fotove për të cilat fansat besojnë se janë mesazhe sekrete të saj, që kërkon ndihmë!

Ndonëse një pjesë e mirë e kanë gjykuar pas postimit të videove "të çuditshme", të tjerë i kanë lexuar si mesazhe të koduara për ndihmë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Britney Spears (@britneyspears) on

Spears ende nuk ka komentuar asgjë rreth kësaj lëvizjeje, por njerëzit janë të bindur ta ndihmojnë gjer në fund për të jetuar sipas rregullave të saj.

Më herët në Instagram, Britney i kërkoi ndjekësve të saj të mos besojnë çdo gjë që lexojnë apo dëgjojnë rreth jetës së saj.