Qerpikët më të gjatë i tregojnë sytë më të mëdhenj dhe i gjithë portreti duket më i relaksuar. Ndiqni këto këshilla të thjeshta, për t’i forcuar dhe zgjatur ata.
- Vajra
Aplikimi i një sasie të vogël të vajit të ullirit ose të kastorit në qerpikët tuaj përpara se të flini mund të ndihmojë në rritjen e tyre. Ndihmon gjithashtu për t’i mbajtur ata të errët.
- Vaselinë
Aplikojeni me një copë të vogël pambuku dhe flini me të. Më pas, lajeni në mëngjes. Kjo do t’i bëjë qerpikët të duken më të gjatë dhe do reduktojë rënien e tyre.
- Çaj i ftohtë jeshil
Aplikimi i çajit jeshi të ftohtë në qerpikët tuaj, nëpërmjet një pambuku, është i rëndësishëm për forcimin e qerpikëve.
- Aloe Vera
Aloe Vera përmban vitaminë E, e cila është element thelbësor për rritjen e qerpikëve. Aplikoni pak xhel Aloe Vera në qerpikët tuaj. Lëreni brenda natës dhe lajeni ditën tjetër.
- Masazhim i qepallave të syrit
Masazhimi i qepallave përmirëson dukshëm rrjedhjen e gjakut në gjendrat e flokëve dhe mund të stimulojë rritjen e qerpikëve.
- Dieta ushqimore
Konsumi i ushqimit të shëndetshme me të gjitha vitaminat dhe vlerat ushqyuese, sjell gjithashtu rritjen e qerpikëve.
Burimi: Beauty Hacks UK