Shqipëria

Maskat e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur: Sa do të gjobiten shkelësit

Shkruar nga Anabel

15 Korrik 2020

Maskat e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur: Sa do të

Pak më parë, përmes një komunikimi live në Facebook, ministrja Ogerta Manastirliu njoftoi qytetarët për vendimin zyrtar të qeverisë rreth vendosjes së detyrueshme të maskave.

Sipas këtij njoftimi, maskat dhe barrierat mbrojtëse prej tekstili do të përdoren nga të gjithë qytetarët pa përjashtim në ambiente të mbyllura. Ata që do ta shkelin një ligj të tillë do të gjobiten.

“Qeveria ka vendosur që të hedhë një tjetër hap për të parandaluar përhapjen e COVID, vendosjen e maskës e detyrueshme në të gjitha ambientet e mbyllura. Detyrimi do të jetë për çdo qytetar në të gjitha ambientet e mbyllura, administratë, transport publik, qendra tregtare, shkallë pallati, ashensor, etj. Nëse rast moszbatimi policia e shtetit, bashkiake, dhe inspektoratet do të penalizojnë shkelësit me gjobë. Për këtë akt kërkojmë mirëkuptimin e secilit prej jush.

Në rast të mosrespektimit të këtij detyrimi, policia e shtetit, policia bashkiake, strukturat e inspektoriateve shtetërore, do të penalizojnë me gjobë shkelësit. Masa e gjobës është vendosur 2 mijë lekë të reja për çdo thyerje të rregulli."- u shpreh ajo.

Manastirliu shtoi se përdorimi i maskës ka efikasitet të lartë në kufizimin e përhapjes së virusit, gjë të cilën e ka vërtetuar dhe eksperienca e shumë vendeve të tjera të botës.