Instagramming

Olta Boka, nënë për herë të parë: Këngëtarja zbulon emrin e vogëlushes!

Shkruar nga Anabel

15 Korrik 2020

Olta Boka, nënë për herë të parë:

Olta Boka dhe partneri i saj, Iv Rrokaj janë bërë prindër për herë të parë! Pak më parë, përmes një postimi në Instagram, Olta njoftoi ardhjen e bebushes, emri i të cilës është Gaia.

Olta Boka, nënë për herë të parë:

"Mezi të kemi pritur, Gaia Rrokaj, perëndesha e jetëve tona. Të mora në krahë dhe tek ti gjeta botën, emocionin më të madh që s'ka skenë që mund t'i përafrohet. Me ty u zbrit një copëz parajse dhe unë premtoj që do të kujdesem për ty siç bën Zoti me ëngjëjt e tij!"- shkruan Boka në foton ku zbulon vetëm dorën e të porsalindurës.

Emri i zgjedhur, Gaia vjen nga mitologjia greke, që do të thotë "Nëna e Tokës", ajo që kryesonte gjithë jetën në tokë.

Olta Boka, nënë për herë të parë:

Njësoj si jetën private, edhe lajmin e pritjes së ëmbël Olta zgjodhi ta mbante sekret, deri aty nga fundi i rrugëtimit të shtatzënisë.