Celebrity

Ndryshim programi: Kanye West heq dorë nga kandidatura për president

Shkruar nga Anabel

15 Korrik 2020

Ndryshim programi: Kanye West heq dorë nga kandidatura për president

Nëse ishit duke menduar se si mund të ishte e ardhmja e Amerikës në rast se Kanye West fitonte postin e presidentit, qetësohuni. Që tani, është jashtë listës së kandidatëve për president! 

Një lajm të tillë e bëri konfirmoi këshilltari politik, Steve Kramer, për Neë York Magazine's The Intelligencer, duke thënë se Kanye West është jashtë listës së kandidatëve.

Kramer, i punësuar nga Kanye për ta ndihmuar me gjithë procedurat e nevojshme për qëllimin final, por duket se rrugëtimi përfundoi ende pa nisur mirë.

Ndryshim programi: Kanye West heq dorë nga kandidatura për president

Në rast se e kishit humbur, në fillim të korrikut, Kanye njoftoi se do të kandidojë për presidentin e SHBA-ve në fushatën e 2020-ës.

Një deklaratë e tillë tërhoqi shumë vëmendje. Mes miliona pëlqimesh dhe komentesh, gjeje atë të Elon Musk i cili ishte gati t'i jepte gjithë mbështetjen e tij dhe sigurisht Kim, që pavarësisht të gjithave do të qëndronte krah tij.

Pavarësisht përpjekjeve, duket se as kësaj here nuk ka qenë e shkruar për Kanye-n që ta nisë rrugëtimin në politikë me statusin e presidentit të USA-s!

Burimi: Cosmopolitan