Health News

Si NUK duhet ta mbani maskën dhe këshilla të tjera

Shkruar nga Anabel

16 Korrik 2020

Si NUK duhet ta mbani maskën dhe këshilla të tjera

Pas lajmit se mungesa e maskës në ambiente të mbyllura do të dënohet me gjobë, është koha për ta marrë më seriozisht vendosjen e saj. Janë disa gjëra që duhet të dini kur vendosni maskën, përndryshe nuk ka efekt.

Pikë së pari, vendosni se çfarë maske dëshironi. Mund të përdorni maskat me një përdorim, ato prej cope që mund të ripërdoren nëse lahen me detergjentë apo edhe një shall nëse e vendosni si duhet. Maskat prej cope, që mund të përdoren disa herë, janë ndër më të përhapurat, pasi janë edhe më ekonomiket.

Si fillim, po u përgjigjemi disa pyetjeve:

1. A mund ta heq maskën për të folur?

Jo, nuk mundeni. Virusi përhapet kur personat e infektuar kolliten ose teshtijnë, por edhe kur flasin. “Pikëzat” që lëshohen më pas, mund të bien në sipërfaqe.

2. Si ta mbaj maskën, nëse kam syze optike?

Kombinimi i maskës dhe syzeve optike mund të jetë një nga bezditë më të mëdha të verës. Për të evituar avullin e krijuar tek syzet:

- Vendosni maskën në fillim, më pas syzet.

- Vendosni një pecetë poshtë maskës dhe mbështilleni atë me pjesën e sipërme të maskës.

3. Po ata me probleme mjekësore?

Mbajtja e maskave mund të jetë pak e vështirë për ju, nëse keni probleme apo vështirësi në frymëmarrje. Gjithsesi, këshillohet të provohen disa lloje maskash, pasi mbase mund të gjeni atë që ju përshtatet.

Si nuk duhet ta mbani maskën:

- Mos e mbani maskën në zonën e mjekrës.

Si NUK duhet ta mbani maskën dhe këshilla të tjera

- Gjeni maskën që ju përshtatet, jo aq e madhe sa t'ju bjerë dhe jo aq e vogël sa t’ju bezdisë.

Si NUK duhet ta mbani maskën dhe këshilla të tjera

- Mos e prekni pjesen e përparme të maskës.

Si NUK duhet ta mbani maskën dhe këshilla të tjera

- Mos i jepni dikujt maskën që keni përdorur ju.

Si NUK duhet ta mbani maskën dhe këshilla të tjera

- Mos përdorni një maskë me një përdorim më shumë së një herë dhe lani rregullisht maskat disa-përdorimëshe.

Si NUK duhet ta mbani maskën dhe këshilla të tjera

Këshilla e fundit, por jo më pak e rëndësishme: Përpara se të vendosni maskën, sigurohuni që të lani duart.

Si NUK duhet ta mbani maskën dhe këshilla të tjera

Burimi: BBC