Celebrity

Për herë të parë, mund të shihni Gigi Hadid me barkun e rrumbullakosur

Shkruar nga Anabel

16 Korrik 2020

Për herë të parë, mund të shihni Gigi Hadid me barkun e

Gigi Hadid mendoi për të gjithë njerëzit që gjatë kësaj kohe kanë menduar dhe imagjinuar se si ajo mund të duket shtatzënë dhe më në fund, ja ku është barku!

Pasditen e djeshme, përmes një Live në Instagram, Gigi, krejt natyrale teksa fliste me ndjekësit zbuloi barkun e rrumbullakosur për t'ja  "vërtetuar" atyre që ende kanë ndonjë dyshim.

"Ja ku është! Thjesht kur e shihni përballë duket ndryshe!"- dëgjohet të thotë modelja.

25-vjeçarja vijoi të sqaronte ata që ndihen të "konfuzuar" nga vendimi i saj për të mos diskutuar apo postuar asgjë rreth shtatzënisë. Si përfundim, pse nuk poston ajo?

Sepse mendon që "nuk është gjëja më e rëndësishme që po ndodh tani në botë" dhe ndoshta ka të drejtë!

"Kjo është një nga arsyet pse unë nuk e ndjej domosdoshmërisht për ta ndarë përveçse me familjen dhe me miqtë. Shumë njerëz kanë humbur jetën prej koronavirusit që në fillim të pandemisë e deri tani. Pastaj kaluam tek lëvizja shumë e rëndësishme Black Lives Matter, prandaj mendoj që prezenca jonë në rrjete sociale duhet të përdoret pikërisht për këtë."

Ndonëse për të nuk është koha e duhur të ndajë eksperiencën e pritjes së ëmbël, Gigi premtoi se do ta bëjë diçka të tillë në të ardhmen e afërt.

"Thjesht nuk dua të nxitohem, tani dua thjesht ta jetoj, shkruaj shumë për ditët e mia të shtatzënisë, por nuk kam qejf të zgjohem çdo ditë me mendimin për t'u dukur bukur që të postojë diçka."

Për herë të parë, mund të shihni Gigi Hadid me barkun e

Deri në ditët e fundit të shtatzënisë, Gigi do të jetë kështu siç e shihni, pa grim, me pizhame dhe ndoshta me ca kilogramë më shumë.

Burimi: E!News